Sport

PSV, gati të zyrtarizojë trajnerin e ri, ish-sulmuesin e famshëm holandez

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 28 March 2022

Ruud van Nistelrooy do të zyrtarizohet si trajner i ekipit të parë të PSV Eindhoveit javën e ardhshme, ka raportuar “Voetbal International”. Megjithatë, ai nuk do ta marrë menjëherë detyrën, por sapo të përfundojë sezonit.

Sipas të njëjtave informacione, Fred Rutten do të jetë ndihmësi i tij dhe një rol në staf do të ketë edhe Guus Hiddink, tashmë i dalë në pension (si trajner) në vitin 2021.

Van Nistelrooy do të pasojë Roger Schmidt, trajnerin aktual, të cilit kontrata i përfundon këtë verë dhe tashmë ka bërë të ditur se nuk do ta rinovojë.

-Advertisement-

Van Nisteltroy, ish-sulmues i skuadrave të mëdha si Real Madrid apo Manchester United po stërviste Jong PSV, filialin e skuadrës së Eindhovenit, dhe megjithëse muaj më parë nuk dukej gati për të marrë drejtimin e skuadrës që parë, situata e tij ka ndryshuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera