Lajme

Hillary Clinton infektohet me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 06:46 | 23 March 2022

Hillary Clinton ka zbuluar se ka rezultuar pozitive pwr COVID-19.

Ish-zonja e parë shkroi në Twitter: “Unw kam rezultuar pozitive për COVID. Kam disa simptoma të lehta të ftohjes, por ndihem mirë. Jam më mirënjohëse se kurrë për mbrojtjen që vaksinat mund të ofrojnë kundër sëmundjeve të rënda. Ju lutemi, vaksinohuni dhe përforcohuni nëse nuk e keni bërë tashmë!”.

Bashkëshorti i saj, Bill Clinton, ka rezultuar negativ për virusin dhe “po ndihet mirë”, shtoi Hillary.

-Advertisement-

Ish-presidenti amerikan është në karantinë dhe mund të marrë masa paraprake shtesë pas qëndrimit të tij të fundit në spital.

75 vjeçari kaloi pesë netë në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Kalifornisë Irvine në Orange, duke marrë trajtim për një infeksion urologjik në tetor. Ndërkohë, Hillary ka pasur disa shqetësime shëndetësore të saj gjatë viteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera