Çfarë ka arritur Albin Kurti për një vit në ekonominë e Kosovës?
Autori: Samire Jaha
15:47 | 22 March 2022
Sot janë bërë një vjet që kur kryeministri aktual Albin Kurti, erdhi në qeverisje me partinë Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Gazeta Infokus.
Gjatë këtij viti në Kosovë ka pasur rritje enorme të çmimeve në produktet esenciale në shportën e qytetarit.
Mirëpo çfarë ka arritur dhe dështuar brenda këtij viti, Albin Kurti, në aspektin ekonomik?
Në një prononcim për Gazetën Infokus, njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka thënë se e arritura më e madhe që i ka zhvilluar të hyrat financiare është vendimi kundër krimit të organizuar.
Ai tha se po ashtu janë disa hapa që po e përmirësojnë imazhin e Kosovës.
“Janë disa hapa të cilat po e përmirësojnë imazhin e Kosovës në aspektin e sundimit të rendit të ligjit që po përshëndeten edhe në Evropë, por nuk janë hapa të mjaftuar me të cilët duhet të kënaqemi”, ka deklaruar Gërxhaliu për Infokus.
Por këto hapa sipas tij nuk janë të mjaftueshme pasi që Kosovës i duhen veprime konkrete që ndalojnë ikjen e të rinjve nga Kosova.
“Sepse qytetari i Kosovës përveç aktiviteteve kërkon zhvillim ekonomik, kërkon partneritet social, dhe në fund të fundit kërkon që në dialog dhe në partneritet të ndërtohet dhe të krijohet një shpresë e re që në Kosovë mund të jetohet dhe të ketë ardhmëri, dhe jo nga Kosova të ikin”, tha Gërxhaliu.
Si një ndër dështimet sipas tij padyshim që është rritja e çmimeve në vendin tonë, por jo vetëm.
Ai tha se përveç kësaj si dështim ekonomik brenda këtij viti i qeverisë Kurti, është rrezikimi i rezervave shtetërore.
“Është e vërtetë që rritja e çmimit ka qenë një proces i cili nuk është mundur të ndalet, por është si pasojë e një pandemie ekonomike, kësaj pandemie i shtohet edhe fakti që sot jemi në një luftë të vërtetë mjaft shqetësuese në mes të Rusisë dhe Ukrainës, ku janë të involvuara edhe fuqitë e mëdha edhe politike dhe ekonomike dhe vërtetë është një situatë e cila duhet të jetë alarmante, mirëpo dështimi nuk ka qenë ngritja e çmimeve, aq sa ka qenë dështimi i sigurisë së rezervave shtetërore”, është shprehur Gërxhaliu.
Ai shtoi se si ekonomist i vendit ka rekomanduar me vite që Kosova duhet të ketë kujdes në rezerva, pasi që i vetmi që paguan në këtë rast, është qytetari.
“Kemi rekomanduar me vite të tëra që Kosova duhet të ketë vërtetë kujdes në këto rezerva, por që vërtetë që ka qenë edhe një dështim që sot po e paguan qytetari i Kosovës, kur krejt kësaj i shtohet skepticizmi dhe frika nga lufta eventuale dhe një luftë e cila alarmohet, e vështirëson situatën më tepër dhe ngritët doza e panikut, një shtet i cili përcillet nga paniku për luftë atëherë definitivisht dominohet nga një ekonomi spekulative negative dhe nga kjo ekonomi spekulative po përfitojnë më së shumti tregtarët”, ka thënë ai për Infokus.
Gërxhaliu gjithashtu shtoi se për të vazhduar më tutje dhe për të krijuar një ardhmëri për Kosovën, duhet të kemi prioritet aspektin ekonomik.
“Është e vërtetë që është punuar shumë më tepër në sundim të rendit dhe ligjit në Kosovë me aksione shtet okulare, por definitivisht kemi pako fiskale të pakompletuara, kemi rënie të të hyrave nga investitor të huaj dhe të gjitha këto dukuri, të cilat vërtetë duhet të jetë prioritet në të ardhmen, pasi që vërtetë sot qytetari i Kosovës kërkon shpresë, kërkon ardhmëri dhe ardhmëria mund të ndërtohet vetëm me zhvillimin ekonomik si garancë sociale, por edhe përshpejtimin e proceseve integruese”, ka shtuar Gërxhaliu.
Si një ngecje tjetër Gërxhaliu e cilëson edhe partneritetin në mes sektorit publiko-privat.
Por që sipas tij, këto partneritete duhet të jenë sfida që duhet të ballafaqohemi dhe të kemi arsyen e avancimit të dialogut për të ecur përpara.
“Kemi pasur një ngecje të me partneritetin publiko-privat kemi pasur shumë pak projekte në aspektin publik, ku partnerë është dashur të jenë sektorët privat, e që janë sfidat me të cilat duhet të ballafaqohemi në të ardhmen, por definitivisht nuk kemi arsye për histori, kemi arsye që vërtetë të avancohet dialogu, të forcohet partneriteti, dhe në këtë mënyrë mund të ecim para”, tha Gërxhaliu për Infokus.
Sa i përket orientimit të qversië në ardhmen ai tha se qeveria duhet të jetë e orientuar nga partneriteti dhe dialogu me qytetarin duke anashkaluar interesat partiake.
“Dua të besoj që do të bëhet normalizimi i aspekteve negative të pandemisë por edhe ndoshta me një rënie të intensitetit të lutës, mes Ukrainë dhe Rusisë do të ketë përmirësim, por me të vërtetë sfidat janë të shumta dhe në këtë drejtim kam ndrojtje që qeveria duhet do të jetë më tepër e orientuar në partneritet dhe në dialog edhe me qytetarët dhe me biznese dhe në rend të dytë është momenti i fundit që nuk duhet gjithmonë të kërkohet përkatësia politike apo partiake, por vlera personale dhe intelektuale që vërtetë ardhmëria të ndërtohet me shkrimin e dijenisë dhe të ekspertizës shkencore, dhe jo vetëm të merret me interesa polike e partiake”, ka deklaruar Gërxhaliu për Infokus.
Ndryshe qeveria Kurti më 22 mars 2021 me 67 vota për dhe 30 kundër, u vu në krye të vendit me premtimin për perspektivë dhe ngritje ekonomike si dhe luftë të pa kompromis ndaj korrupsionit dhe keqpërdorimit të parasë publike.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ishte lejuar që të merrte pjesë në zgjedhje për shkak se kishte probleme me ligjin, por partia e tij Lëvizja Vetëvendosja fitoi mbi 50 për qind të votave, duke ia mundësuar kështu që së bashku me votat e garantuara të deputetëve të pakicave ta formojë pa probleme qeverinë Kurti 2.
Kurti në vitin 2019, ishte zgjedhur kryeministër, por vetëm pas 50 ditësh qeverisje, ai me një mocion mosbesimi u rrëzua nga partneri i atëhershëm i saj qeverisës, LDK-ja.
Lëvizja vetëvendosja u rikthye në qeverisje, duke e rritur numrin e deputetëve në 58 nga 29 sa kishte në zgjedhjet e vitit 2019./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Tahiri: Me këtë qeveri, Kosova ta harrojë integrimin dhe anëtarësimin në BE
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë ...
-
Drejtori i Spitalit të Mitrovicës u arrestua nën dyshimin për dhunë në familje, reagon SHSKUK
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka reaguar pas ar...
-
Ndalohet për 48 orë drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet për dhunë në familje
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Gëzim Berisha, është ndalua...
-
Kurti për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Duhet ndryshuar dhe korrigjuar sa më parë
Kryeministri Albin Kurti ka folur sërish për procesin zgjedhor dhe aktgjykimi...
-
Mangësitë që rrezikojnë mbrojtjen e grave që janë viktima të dhunës
Rasti i Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, pak ...
-
Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LVV-së, deklarohet Albulena Haxhiu
Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur Këshillin e Përgjithshëm, ku ndër temat e di...
-
Kurti paralajmëron përgjegjësi disiplinore e penale për zyrtarët që neglizhuan rastin e Arlindës
Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e 64-t të Këshillit të Përgjithshëm të...
-
Raportohet se është arrestuar Gëzim Berisha, drejtor i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet se kërcënoi gruan se do t’i ndodhë e njëjta sikur Arlinda Zekajt
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha është arrest...
-
Studentët protestojnë edhe sot në Tiranë, Policia shton masat – autoboti i ujit pranë Kuvendit
Edhe sot studentët do të protestojnë në Tiranë. Pak para nisjes së protestës ...
-
Musliu: Kur kryeministri s’i përgjigjet Prokurorisë – pse të mos trimërohen të tjerët?
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë kriminelët në Kosovë trimërohen...
-
Oda Amerikane: Investimet në sektorin minerar kërkojnë institucione funksionale
Sektori minerar dhe lëndët e para kritike paraqesin potencial të rëndësishëm ...
-
AUV ndalon përdorimin dhe tregtimin e mbi 5 tonëve misër me origjinë nga Serbia, shkak aflatoksina
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar përdorimin dhe tregtimi...
































