Të pagjeturit, Kosova kërkon përgjigje për nisjen e gërmimeve në lokacione të reja në Serbi
Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 21 March 2022
Serbia po vazhdon ta mbajë të fshehur fatin e mbi 1.600 personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.
Megjithatë, institucionet e Kosovës presin një dinamik më të shtuar në këtë proces, pasi brenda territorit të Kosovës nuk do të ketë informatë ose lokacion që nuk do të ketë gërmime.
Kurse, në Serbi janë tri deri katër lokacione në të cilën vendi ynë po pret përgjigje për të nisur gërmimet.
Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, tha se në vitin e kaluar, familjarëve u janë dorëzuar eshtrat e 25 personave, derisa është punuar në nëntë lokacione të ndryshme ku edhe janë zhvarrosur dy trupa.
Sipas tij, në tetor të viti 2021, janë varrosur nëntë trupat e martirëve të vrarë në masakrën e Rrezallës të prillit të viti 1999, derisa këtë vit thekson se si komision kanë një dinamik të shtuar për intensifikimin e të gjitha lokacioneve në Kosovë.
“Derisa vazhdojnë të jenë më shumë se 1 mijë e 600 persona të pagjetur, sigurisht që çdo informatë që mund të klasifikohet dhe të vlerësohet si informatë që mund të kontribuojë në proces, duhet të trajtohet me shumë prioritet… Po bëjmë përpjekje që gjatë këtij viti të ketë një dinamik të shtuar në këtë proces. Kryesuesi i komisionit është në komunikim të vazhdueshëm me kolegë të institutit të mjekësisë ligjore dhe institutit për hetime të luftës, por edhe institucionet e tjera kompetente të Republikës së Kosovës, gjykata kompetente që të kemi një dinamik të shtuar në proces ose të intensifikojmë angazhimin e përbashkët që të gjitha lokacionet e mundura të Republikës së Kosovës të trajtohen dhe të procedohen në kuptimin vlerësues”, thotë ai.
Për zbulimin e territoreve të mbetjeve mortore nga lufta e fundit, Gara tha se në shtetin serb janë tri ose katër lokacione në të cilat komisioni veçse kanë dërguar shkresat te partnerët ndërkombëtarë për lejimin e gërmimeve në atë shtet.
Derisa shton se Kosova mbetet shembull për numrin e lokacioneve të cilat janë trajtuar për vetëm një vit.
“Sfiduese mbesin lokacionet në territorin e Serbisë, por në këto raste jemi në një komunikim edhe me bashrendim të aktiviteteve të vazhdueshme me partnerët ndërkombëtarë që janë pjesë e këtij procesi që të shtohet presioni dhe trysnia ndaj palës serbe që të kemi sa më parë data për fillimin e gërmimeve për lokacionet e shënuara në territorin e Serbisë… Brenda territorit të Kosovës nuk do të ketë informatë ose lokacion, i cili nuk do të trajtohet në kuptimin gërmimeve, domethënë Republika e Kosovës do të vazhdojë të jetë shembull për mënyrën e trajtimit të informatave, për numrin e informatave ose për numrin e lokacioneve që janë trajtuar brenda vitit… Janë të paktën tri apo katër lokacione nëpër të cilat ne tashmë i kemi dorëzuar shkresat zyrtare dhe janë të shënjuara dhe po presim që të kemi një koordinim me partnerët ndërkombëtarë”, tha Gara për KP.
Gara shtoi se kërkesat e vazhdueshme të tyre ndaj partnerëve ndërkombëtarë janë që të shtohet presioni mbi palën serbe që të kenë datat se kur mund të zhvillohen gërmimet atje.
“Ndërsa për aktivitete e tjera po bëjmë përpjekje, jemi njoftuar që të kemi një dinamik të shtuar në proces dhe në një koordinim të plotë me familjarët e personave të pagjetur që krahas angazhimit institucional të bëhet përpjekje, të ketë një trajtim më të mirë ligjor për familjarët e personave të pagjetur… Për shtetin e Serbisë kërkesat tona janë të vazhdueshme jo vetëm kërkesat por bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është i vazhdueshëm që të shtohet presioni ndaj palës serbe që të kemi sa më parë datat për fillimin e gërmimeve, ndërsa për lokacionet brenda territorit të Republikës së Kosovës, sigurisht tani me përshtatjen e kushteve të motit do të ketë një agjendë të shtuar për adresimin e informatave tashmë të siguruara të trajtuara paraprakisht, jo vetëm nga komisioni por edhe nga institucionet e tjera kompetente në këtë rast nga instituti i mjekësisë ligjore, sektori i policisë për hetimin e krimeve të luftës, prokuroria speciale e Kosovës dhe gjykatat kompetente”, tha ai.
Të tjera
-
Deputeti finlandez Kiljunen: Kosova u dakordua për Asociacionin si element për anëtarësimin në KiE
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo K...
-
Policia arrẹston në Bërnjak një të dyshuar për krimẹ luftẹ në Gjakovë
Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një person nën dyshimet për krime l...
-
25 vjetori i mἀsakrës së Mejës, Presidentja Osmani e quan “Srebrenicë të Kosovës”
Në 25 vjetorin e masakrës së Mejës, Presidentja Vjosja Osmani e kryeministri ...
-
Azemi: Ferizaj po kundërmon nga mbeturinat, shëndeti po rrẹzikohet nga i papërgjegjshmi Agim Aliu
Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat n...
-
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Listës Serbe për kamerat e vendosura në veri
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i është kundërpërgjigjur pretendimeve ...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës: Identifikohen 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria
Për 13 ditë, Policia e Kosovës ka zbatuar një aksion për parandalimin e trafi...
-
Përparim Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rritur k...
-
Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë ContourGlobalit 20 milionë euro
Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombë...
-
Zbulohet pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999
Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes...
-
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si ...
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...
-
Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Z...