Lajme

Bombardimet ruse godasin pallatin 12-katësh në Kiev

Autori: Gazeta inFokus 08:33 | 16 March 2022

Edhe mëngjesin e e kësaj të mërkure, Kievi është zgjuar nën zhurmën e bombardimeve ruse.

Shërbimet e urgjencës së qytetit thanë se një ndërtesë banimi 12-katëshe në lagjen Shevchenko u godit nga bombardimet ruse rreth orës 6 të mëngjesit. Një ndërtesë afër saj, nëntëkatëshe u dëmtua gjithashtu, thonë autoritetet.

BBC shkruan se dy persona janë lënduar dhe 35 janë evakuuar nga ndërtesa. Zjarri u shua në orën 07:45 dhe ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për të mbijetuar.

-Advertisement-

Banorët në të gjithë qytetin mbeten të strehuar në bunkerë, strehimore nëntokësore dhe shtëpitë e tyre mes një shtetrrethimi dyditor.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se është një moment “i vështirë dhe i rrezikshëm” për kryeqytetin.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy