Lajme

Vazhdojnë bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 15 March 2022

Bisedimet për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës janë në zhvillim e sipër, tha negociatori ukrainas, Mihailo Podolyak, në një postim në Twitter.

Pa dhënë shumë detaje, ai përmendi “armëpushimin” dhe “tërheqjen e trupave” ruse nga territori i Ukrainës – me sa duket – si kërkesa të Ukrainës.

Palët kanë zhvilluar dje edhe një rund negociatash, por e kanë ndërprerë për, siç kanë thënë, çështje teknike.

-Advertisement-

Të dyja delegacionet kanë dhënë shenja për përparim në bisedime, por, deri më tash, nuk ka diçka konkrete./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera