Lajme

Bislimi: Kur po fliste Abdixhiku, e pyeta kryeministrin mos vallë e di edhe kur përfundon lufta në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 15 March 2022

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka ironizuar me deklaratën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se partia të cilën ai e udhëheq e kishte parashikuar krizën dhe rritjen e çmimeve.

Bislimi tha se derisa Abdixhiku po fliste, ai e kishte pyetur kryeministrin nëse “vallë e di edhe kohën kur do të përfundojë lufta në Ukrainë e nuk po na tregon”.

“Ajo që ndodhi ishte që kur deputeti po shpjegonte se si me saktësi ka parashikuar dhe dijjë të gjitha zhvillimet, unë i impresionuar e pyeta kryeministrin se mos vallë e di edhe kohën kur do të përfundojë lufta në Ukrainë e nuk po na tregon”, tha ai.

-Advertisement-

Bislimi pati edhe një përgjigje për kreun e LDK-së.

“Sa i përket komentit të tij për lidhje ose zgjidhje – duke enjohur mirë deputetin e nderuar, Z. Abdixhiku – dua vetëm të konkludoj se e kuptoj shumë mirë, bashkëndiej me të, por nuk e ndihmoj dot”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera