Rozë

Modelja e njohur hodhi reçipetat e kuqe në skenë kur këndonte Maluma? Ja komenti që ngriti dyshimet

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 15 March 2022

Mijëra vetë ishin mbledhur mbrëmë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi performoi këngëtari i famshëm latin, Maluma. Për kryeqytetin e Shqipërisë kjo ishte hera e parë që u përfshi në turin botëror të një artisti të tillë.

Për rreth 90 minuta, Maluma ndezi atmosferën duke performuar disa nga hitet e tij. Por gjatë këtij koncerti ka patur edhe momente pikante. Një ndër to është kur një fans hodhi reçipetat në skenë dhe ylli i muzikës i mori dhe i vendosi te mbajtësja e mikrofonit.

Këtë moment kaq pikant e kanë filmuar shumë të pranishëm në koncert, një ndër to edhe fotografi Gent Onuzi. Ky i fundit ka fotografuar yllin latin teksa mban reçipetat në dorë dhe e ka publikuar në rrjetet sociale.

-Advertisement-

Mirëpo, vëmendjen më të madhe në këtë postim e ka marrë komenti i modeles së njohur, Kejvin Kthella. Ajo ka komentuar emojin e një zemre të thyer duke ngritur aludimet se mund të jenë hedhur nga ajo.

Por nga ana tjetër, Kejvina nuk ka bërë ndonjë postim në rrjetet sociale nga ky koncert i Malumës. Ndoshta zemra e thyer ka qenë për faktin që nuk ka mundur të marrë pjesë.

Kujtojmë se Kejvina dhe Maluma janë takuar para pak vitesh në një koncert të tijin në Itali, ku bashkë me modelen ka qenë edhe reperja Tayna.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera