Lajme

Aksioni “Pika”, 47 zyrtarë policorë të arrestuar

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 14 March 2022

47 zyrtarë policorë janë arrestuar gjatë operacionit “Pika” në Gjakovë e Prizren, njofton Klankosova.tv.

Të arrestuarit janë duke u dërguar në Prishtinë, saktësisht në Inspektoratin Policor.

Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth njëvjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

-Advertisement-

Ky operacion i IPK-së i koduar me emrin “Pika” është duke u përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera