Lajme

15 vjet nga përfundimi i bisedimeve për statusin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 07:55 | 10 March 2022

Në Vjenë të Austrisë më 10 mars 2007 përfunduan bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve pa marrëveshje.

Të pranishëm ishin krerët e Kosovës Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha dhe të tjerë dhe Serbisë Boris Tadiq, Vojislav Kostunica dhe të tjerë, si dhe i dërguari i OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari.

Ahtissari kishte shprehur keqardhje që nuk ishte arritur asnjë marrëveshje. Ai kishte njoftuar se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do t’i dërgohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fund të marsit 2007.

-Advertisement-

Albert Rohan, bashkëpunëtor i Martti Ahtisaari i dorëzoi OKB-së propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës më 15 mars 2007. Plani direkt propozonte pavarësi për Kosovën.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy