Sport

Vendimi ekstrem i Premier League-s, nuk transmetohet asnjë ndeshje në Rusi

Autori: Gazeta inFokus 07:59 | 09 March 2022

Premier League ka pezulluar marrëveshjen e transmetimit të kampionatit anglez me Rusinë pas agresionit ushtarak ndaj Ukrainës fqinje. Ky vendim do të hyjë në fuqi menjëherë, që do të thotë se katër ndeshjet e së enjtes nuk do të transmetohen në vend.

Kjo çështja mori vetëm 15 minuta në një takim katërorësh të 20 klubeve elitare në Londër. Gjithashtu u vendos që Premier League të dhurojë 1 milionë stërlina për të mbështetur popullin e Ukrainës.
Të drejtat televizive për Premier League ishin në pronësi të Rambler Group. Kompania ishte në vitin e saj të fundit të një marrëveshjeje trevjeçare për transmetimin e ndeshjeve në Rusi.

Premier League thotë se dënon pushtimin rus të Ukrainës dhe se klubet e saj ranë dakord unanimisht për këtë veprim.

-Advertisement-

Fundjavën e kaluar, klubet e Premier League-s treguan solidaritet me Ukrainën pasi kapitenët mbanin shirita të veçantë me ngjyrat e flamurit ukrainas, ndërsa ekranet e stadiumeve shfaqnin sloganin “Futbolli na bashkon”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera