Lajme

BE-ja do të shqyrtojë pranimin e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë

Autori: Gazeta inFokus 20:40 | 07 March 2022

Kërkesat për anëtarësim në BE nga Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia do të shqyrtohen nga Komisioni Evropian.

Vendimi për të shqyrtuar aplikimet, të marra nga ambasadorët e BE-së, duhet të nënshkruhet nga Këshilli Evropian – por kjo po përshkruhet si një formalitet procedural.

Përfaqësuesit e përhershëm të shteteve anëtare diskutuan aplikacionet e pranuara gjatë javës së kaluar. Ndërsa, në një takim të sotëm, ranë dakord të ftojnë komisionin të paraqesë një opinion për secilën, shkruan BBC.

-Advertisement-

Megjithatë, mund të marrë pak kohë – një opinion nga komisioni mund të marrë deri në 18 muaj për t’u përgatitur. Dhe nëse është i suksesshëm, procesi për t’u bashkuar me BE-në zakonisht zgjat me vite.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera