Lajme

Vdekjet e civilëve shtohen teksa Rusia vazhdon bombardimet në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 07 March 2022

Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.

Ushtria e Ukrainës po ashtu ka thënë se po zhvillon “beteja të ashpra” me forcat ruse në skajin e qytetit jugor të Mikolajivit, i cili kontrollon rrugën drejt qytetit të rëndësishëm të Odesës, në Detin e Zi, në perëndim. Granatimet po ashtu kanë vazhduar në periferitë e Kievit, përfshirë në Irpin, ku për tri ditë nuk ka pasur energji elektrike, ujë dhe ngrohje.

“Rusia po vazhdon të kryejë sulme me raketa, me bomba dhe me artileri ndaj qyteteve dhe vendbanimeve të Ukrainës”, ka thënë Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase. “Pushtuesit po vazhdojnë ta përdorin rrjetin e hapësirës ajrore të Bjellorusisë për të kryer sulme ajrore në Ukrainë”.

-Advertisement-

Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se të paktën 364 civilë janë konfirmuar të vrarë, që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës, më 24 shkurt./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera