Lajme

Klitschko njofton se Rusët ia vranë shokut të tij më të afërt

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 07 March 2022

Ish-boksieri i famshëm Vitali Klitschko, është lajmëruar nga Kievi me një video-mesazh, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes këtij mesazhi ka njoftuar se është vrarë shoku i tij, kryetari i komitetit në Gostomel, Yuri Prylypko.

Po ashtu, Klitschko ka bërë thirrje për rezistencë.

-Advertisement-

“Jam njoftuar për vrasjen e shokut tim, kryetarin e komunitetit Gostomel Yuri Prylypko. Ai u vra kur po shpërndante bukë dhe ilaqe për njerëzit. Kryeqyteti po përgatitet për mbrojtjen. Kërkoj nga të gjithë Kievanët të mbajnë qëndrueshmërinë e tyre. Qëndroni në shtëpi dhe pas çdo alarmi futnu nën bodrume. Kievi do të ngrihet në këmbë! Do të mbrohet! Së bashku do të qëndrojmë! Lavdi Ukrainës” ka thënë Klitschko.

Më poshtë gjeni video-mesazhin e tij të plotë:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera