Lajme

Keqtrajtoi fëmijën e tij, arrestohet Llapjani

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 07 March 2022

Një person nga Podujeva është arrestuar për shkak se dyshohet se kishte keqtrajtuar djalin e tij 12 vjeç, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 13:00, dhe po cilësohet si “KEQTRAJTIM APO BRAKTISJA E FËMIJËVE”.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy