Lajme

Në ditën e mësuesit, Ferat Shala me fjalë prekëse për Jakup Krasniqin

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 07 March 2022

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka bërë një dedikim me rastin e 7 marsit, ditës së mësuesit, shkruan Gazeta Infokus.

Shala këtë dedikim e ka bërë për mësuesin e tij, Jakup Krasniqin.

Ai përmes një postimi në ‘Facebook’, ka shkruar se nga ai ka pasur rastin që të mësojë për veprimtarinë ardhetare të shumë personaliteteve tona kombëtare si dhe për qendrën heroike të popullit shqiptar ndër shekuj.

-Advertisement-

“Gjatë vitit 1981, kur unë isha nxënës i shkollës së mesme, me Jakup Krasniqin u takuam në rrethana tjera, si pjesë e organizimit të demonstratave për Kosovën Republikë, që u mbajtën në Komunën e Drenasit, ku ai vazhdonte të kryente punën e mësuesit por edhe të kontribuonte në lëvizjen kombëtare për çlirim”, ka shkruar Shala.

Sipas Shalës mësuesi i tij, Jakup Krasniqi duhet të qëndrojë i palëkundur.

“Jakup Krasniqi, përfaqëson me plot kuptimin e fjalës idealin e mësuesit atdhetar dhe të palëkundur i cili gjithë jetën e tij e vuri në shërbim të vendit, në shërbim të arsimit, në shërbim të lirisë dhe në shërbim të shtet ndërtimit. Mësuesi im Jakup Krasniqi, Gëzuar Dita e Mësuesit! Qëndro i palëkundur ashtu sikur ke ditur të qëndrosh gjithmonë krenarë përballë sfidave”, është shprehur Shala.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera