Zelensky zbulon planin e radhës të Rusisë – paralajmëron qytetarët e tij
Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 06 March 2022
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy ka thënë se forcat ruse po përgatiten ta bombardojnë Odesan, një qytet historik port në bregun e Detit të Zi, raporton The Guardian.
“Ata po përgatiten tëa bombardojnë Odesën. Odessa!” tha ai në një adresim me video.
“Rusët kanë ardhur gjithmonë në Odessa. Ata gjithmonë kanë ndjerë vetëm ngrohtësi në Odesa. Vetëm sinqeritet. Dhe tani çfarë? Bomba kundër Odesës? Artileri kundër Odesës? Raketa kundër Odesës? Do të jetë një krim lufte. Do të jetë një krim historik”, shtoi Zelenskiy.
Forcat ruse kanë bërë përparim në Ukrainën jugore që nga nisja e pushtimit më 24 shkurt, duke e pushtuar qytetin Kherson dhe duke e rrethuar portin e Mariupolit, por Odesa deri më tani është kursyer nga sulmet.
Pothuajse një milion njerëz jetojnë në Odesa, një port kozmopolit në bregun jugor të Ukrainës me gjuhë ukrainase dhe ruse dhe minoritete bullgare e hebreje.
Përparimi rus nga Krimea e pushtuar pjesërisht është kthyer në lindje për t’u lidhur me separatistët e mbështetur nga Rusia dhe për ta kapur portin Mariupol të Detit Azov.
Por një pjesë tjetër e forcës është nisur gjithashtu në perëndim drejt Khersonit, në rrugën drejt Odesës. Qyteti është gjithashtu afër kufirit moldav dhe rajonit të Transnistrisë së pushtuar nga Rusia.
Gjatë 11 ditëve të para të luftës, forcat ruse nga Bjellorusia gjithashtu kanë avancuar drejt kryeqytetit Kyiv nga veriperëndimi dhe verilindja, ndërsa një grup tjetër bombardoi qytetin verior të Kharkivit.
Të tjera
-
Pamje të rënda kur qytetari u gọdit nga vetura në Istog sapo doli nga kafeteria
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Istog, ku një person është...
-
Vetëvendosje tubon gratë, Kurti u flet për barazi, Albulena Haxhiu ua kujton zgjedhjet: Ta ruajmë mbështetjen që kemi marrë
Në mbledhjen e organizatës Gratë për Vetëvendosje, të pranishëm ishin edh...
-
Osmani: Aleancat e forta e mbrojnë demokracinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në “X”, për rëndësinë e demok...
-
Nesër në Speciale dëshmitari do të dëshmojë në seancë të mbyllur
Nesër në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë procesi gjy...
-
Kurti: Jam krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajon
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është krenar që udhëheq vendin më demokra...
-
Tahiri: Cenimi i vlerave demokratike nuk do të përsëritet në qeverisjen e Bedri Hamzës
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë një deklaratë p...
-
Turistë të sufllaqeve dhe marketeve, të huajt në Shqipëri shpenzuan më pak e shëtitën më shumë
Numri më i lartë i të huajve se në 2023 që vizituan Shqipërinë në gjysmën e p...
-
Kosova shpreh gatishmëri për ta ndihmuar Çekinë e cila po përballet me vërshime
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka shprehur gatishmërinë e K...
-
Al Jazeera raporton për hapjen e Urës së Ibrit, thotë se QUINT-i dhe KFOR kundërshtuan fortë
Çështja e hapjes së Urës së Ibrit, çdo herë merr vëmendjen e mediave ndërkomb...
-
Kurti shkon për vizitë te familja e Mikullovcit në përvjetorin e vdekjes: I paharruar e i nderuar gjithmonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka shkuar në vizitë familjes së të ndje...
-
Haradinaj kujton Betejën e Kaqanollit: Ishte ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Vulin: S’duhet të anëtarësohemi në BE nëse na kërkohet njohja e Kosovës, duhet të forcohemi ushtarakisht
Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandar Vulin ka kërkuar që rruga e Serbisë...