Lajme

Edhe një kompani gjigande ndalon dërgesat e saj në Rusi

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 05 March 2022

Firma jug-koreane Samsung ka ndaluar dërgesat në Rusi, si pasojë e sulmit rus ndaj Ukrainës.

Dërgesat në Rusi janë pezulluar “për shkak të zhvillimeve aktuale gjeopolitike”, tha Samsung në një deklaratë të shtunën.

“Ne vazhdojmë të monitorojmë në mënyrë aktive këtë situatë komplekse për të përcaktuar hapat tanë të ardhshëm”, thuhet në deklaratë.

-Advertisement-

Kompania bëri të ditur se do të dhurojë 6 milionë dollarë për të ndihmuar refugjatët.

Samsung është marka më e njohur për celularët në Rusi, me një pjesë të tregut prej 30 për qind në tremujorin e katërt të 2021.

Xiaomi i Kinës ka një pjesë të tregut me 23 për qind, e ndjekur nga Apple me për qind.

Samsung bashkohet me gjigantët e teknologjisë duke përfshirë Apple, Intel dhe Microsoft për të ndaluar shitjet ose për të ndaluar biznesin dhe shërbimet në Rusi për shkak të pushtimin e saj në Ukrainë./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera