“Ka me ju vra që të dyve”: Paraburgim për prizrenasin që me sëpatë kërcënoi vëllain dhe kunatën
Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 04 March 2022
Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve një personit, i cili ka kërcënuar me jetë vëllain dhe kunatën e tij, shkruan Gazeta inFokus.
Ai dyshohet se me datë 2 shkurt, në orët e pasdites në Prizren, saktësisht në shtëpinë e tyre familjare kanosi vëllain e tij dhe bashkëshorten e vëllait, si viktima të ndjeshme, me vepra apo gjeste se do t ’i privon nga jeta ose do t’iu dëmtoj me armë zjarri, me shpërthim ose me ndonjë mjet tjetër të rrezikshëm.
Kjo pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare, ditën kritike i pandehuri fillimisht merr një sëpatë në duar dhe e thyen derën e hyrjes së shtëpisë, derën e hyrjes së dhomës së tij dhe xhamat e dritareve të dhomës së tij me arsyetimin kinse të dëmtuarit e kanë mbyllë derën e hyrjes, pastaj fjalosen mes vete, ku në një gjendje të tillë i pandehuri i kanos të dëmtuarit me fjalët “Ka me ju vra që të dyve”, ku te të njëjtit shkakton ndjenjën e frikës dhe pasigurisë për jetën dhe shëndetin e tyre.
Njoftimi i plotë:
Prizren, 04 mars 2022 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Fatmir Krasniqi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 02.03.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 02.04.2022, ndaj të pandehurit A.L., për shkak të dyshimit zë bazuar se ka kryer veprën penale kanosja nga neni 181 par. 4 lidhur me par. 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës
Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
Me datë 02 shkurt, në orët e pasdites në Prizren, saktësisht në shtëpinë e tyre familjare, i pandehuri i kanos të dëmtuarit- vëllain e tij dhe bashkëshorten e vëllait, si viktima të ndjeshme, me vepra apo gjeste se do t ’i privon nga jeta ose do t’iu dëmtoj me armë zjarri, me shpërthim ose me ndonjë mjet tjetër të rrezikshëm, në atë mënyrë që pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare, ditën kritike i pandehuri fillimisht merr një sëpatë në duar dhe e thyen derën e hyrjes së shtëpisë, derën e hyrjes së dhomës së tij dhe xhamat e dritareve të dhomës së tij me arsyetimin kinse të dëmtuarit e kanë mbyllë derën e hyrjes, pastaj fjalosen mes vete, ku në një gjendje të tillë i pandehuri i kanos të dëmtuarit me fjalët “Ka me ju vra që të dyve”, ku te të njëjtit shkakton ndjenjën e frikës dhe pasigurisë për jetën dhe shëndetin e tyre.
Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se hetimi është në fazën fillestare, dhe në vazhdim duhet të merren në pyetje të dëmtuarit, dëshmitarët dhe i pandehuri, dhe duhet të sigurohen edhe prova tjera me qëllim të zbardhjes së rastit, e me në lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku se i njëjti mund të dëmtojë procedurën hetimore, ndikojë në të dëmtuarin dhe dëshmitarët apo edhe të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.
Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm, duke marrë parasysh edhe peshën e veprës penale, ku i pandehuri në shtëpinë e përbashkët familjare dyshohet se ka kryer vepër në dëm të vlerës shoqërore, si dhe raportet familjare janë të acaruara, andaj gjykata caktoi masën e paraburgimit me qëllim të parandalimit të përsëritjes së veprës penale apo kryerjes së një vepre penale edhe më të rëndë.
Të tjera
-
Në Gjakovë identifikohet një lokacion i mbjellë me bimë nạrkotikẹ
Në brezin kufitar me Shqipërinë, në një zonë të thellë malore Policia e Kosov...
-
“Edhe gratë vdẹsin për atdhe”, Maqedonci fton të rejat t’i bashkohen FSK-së
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u ka bërë thirrje të rejave që të aplik...
-
Halil Kastrati: Dikush po telefonon në emrin tim, po kërkon para me premtimin se do të merrni një shumë më të madhe në këmbim
Humanisti i njohur, Halil Kastrati i ka lutur qytetarët që të mos bien pre e ...
-
33 vjet nga ndeshja e parë pas mëvetësimit të futbollit kosovar
Federata e Futbollit e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka kujtuar një ...
-
Biserko: Idea e Vuçiqit për “territor të okupuar”, marrëzi
Sonja Biserko ka folur lidhur me deklarimet e presidentit serb, Aleksandar Vu...
-
Media serbe: Të martën vazhdon dialogu në Bruksel, Kosova refuzon takimin trepalësh
Në Bruksel, javën e ardhshme do të mbahet raundi i ri i dialogut në nivel kry...
-
Lajçaku tha se Serbia është tërhequr nga letra drejtuar BE-së, Bërnabiq: S’është koha të tregojmë tani
Pas konfirmimit pa mëdyshje të të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Ko...
-
Vuçeviq: Vuçiqi sot do të sqarojë çka po ndodhë në Kosovë dhe se çfarë do të ndërmarrë shteti serb
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, në adresimin e sotëm për opinionin s...
-
Policia e Kosovës: Kemi hasur në disa pamflete me përmbajtje të urrejtjes në disa lokacione në veri të vendit
Pas aktakuzës për rastin e Banjskës, janë vendosur disa pamflete kërcënuese n...
-
Hapet konkursi në Qendrën e Studentëve, do të pranohen rreth 4 mijë studentë
Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës ka hapur konkursin për pran...
-
Dugolli: Presidenti i Serbisë është në një siklet të madh pas ngritjes se aktakuzës në Banjskë
Zëvendëskryetari i Komisionit për Siguri, Enver Dugolli tha se veprimet e fun...
-
Pasi i përfundon mandati si shef i NATO-s, Stoltenberg do të punësohet në Gjermani
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg do të jetë kryetari i ri i Konferencës së Si...