Rritje e vazhdueshme e çmimeve të karburanteve, paralajmërohet të arrijnë deri në 1 euro e 80 centë
Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 04 March 2022
Rritje e vazhdueshme e çmimeve të karburanteve, paralajmërohet të arrijnë deri në 1 euro e 80 centë
Invazioni ushtarak rus në Ukrainë po ka ndikim negativ çdo ditë e më shumë edhe në tregjet ndërkombëtare. Një krizë e tillë ka goditur edhe ekonominë e Kosovës duke sjellë shtrenjtim të produkteve të ndryshme, sidomos për derivatet e naftës që po shtrenjtohen vazhdimisht.
Çmimet e karburanteve janë ndër faktorët e parë që po ngritën vazhdimisht këto ditë në Kosovë. Prej ditës së djeshme, çmimet e derivateve në vend janë ngritur për 10 centë në litër.
Ndërkohë që çmimet e karburanteve kanë arritur deri në 1 euro e 50 centë, kryetari i Shoqatës së naftëtarëve Fadil Berjani paralajmëron se çmimet pritet të arrijnë deri në 1 euro e 80 centë.
Berjani: Çmimet e derivateve kanë arrit deri 1 euro e 50 centë
“Çmimet dje kanë qenë 1 euro e 40 centë, sot kanë mbërri 1 euro e 50 centë. Ka pasur rritje ekstreme. Për qytetarët tonë këto çmime janë shumë të shtrenjta, por kjo nuk po varet prej neve, kjo po ndodhë në tërë botën. Sot, çmimi i naftës është 1 euro e 45 centë, benzinës 1 euro e 50 centë. Deri tash kur jeni duke folur çmimet janë për 50 dollarë në ton duke u shtrenjtuar. Për momentin nuk ka të ndalur. Kjo është duke ndodhur në gjithë botën. Organizata prodhuese OPEK ka reduktuar prodhimin, dhe lufta e cila është duke u zhvilluar në Ukrainë, këto kanë bërë që në histori të mos ketë çmime kaq të larta siç janë deri më tani… Siç është duke vazhduar trendi, tek ne çmimet do të bëhen 1.70 centë deri 1.80 centë, ndërsa në vendet në rajon, në Shqipëri dhe Serbi do të arrijë deri 2.50 centë”, thekson ai.
Krahas vendimit të Qeverisë për marzhën e fitimit të naftëtarëve, kryetari Berjani ka kërkuar nga ekzekutivi që ta rishikojë vendimin, pasi sipas tij, është gabim dhe bankroton shumë kompani.
Berjani: Kërkojmë nga qeveria ta rishikojë vendimin për fitimin e naftëtarëve
“Sot në orën 11:00 kam takim me ministren e Tregtisë, sa i përket vendimit të Qeverisë, është i gabuar, vendim i cili dëmton dhe i bankroton shumë kompani, ku do të mbesin shumë punëtorë pa punë. Mendoj se ky vendim duhet të rishikohet dhe besoj se do të kenë mirëkuptim, sepse importuesit marzha e fitimit iu ka dhënë 4 përqind, ndërsa shitësve me pakicë 6 përqind. Kjo është shumë gabim”, thotë ai.
Të tjera
-
Gërvalla për kërcënimet e Vuçiqit: Që nga viti 2021 nuk është ndalur me to
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se presidenti serb, A...
-
Miftaraj: S’ka nevojë për panik – shqetësim duhet të jetë vetëm koordinimi me ShBA-në
Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas paralajmërimeve nga presiden...
-
Konferenca e Vuçiq, për “masat” ndaj Kosovës thotë se do të jenë “të vështira” dhe se “kërkojnë punë”
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është duke folur në një konferencë pë...
-
Dyshohet për kạnosje, Inspektorati rekomandon suspendimin e një zyrtareje policore
Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se hetuesit e institucionit i...
-
FSK realizon garën tradicionale “Ujku Garues 2024”
Në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog, sot është përmbyllur gara tradicion...
-
Sulmi i Banjskës, ky është hoteli që u bë burim informatash për Kosovën dhe hetimin
Një kompleks turistik në fshatin Banjskë, ku veç tjerash mysafirët shkonin pë...
-
Deklaratat se do të kalojnë 50%, Balje me mesazh për Kurtin: “Kanihere pazari që e bën brenda në shtëpi nuk të del ashtu edhe jashtë shtëpisë”
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka komentuar deklaratat publike t...
-
Presidenca ndan momente nga ceremonia në Gjermani ku Osmani përshkruhet si “pasuese e Rugovizmit”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shpërblyer në Gjermani me çmimin M...
-
Reagon asamblisti i LDK-së pas përplasjes me Bulliqin: Po përdoren mekanizmat e shtetit për të arrestuar njerëz
Asamblisti i LDK-së në Podujevë, Ekrem Rrahmani, ka reaguar pas përplasjes së...
-
Pak para adresimit të Vuçiqit, Kurti del me reagim: Në koordinim me Rusinë po përgatit kërcënime të reja, nuk trembemi
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në ko...
-
“Përgatitemi për çdo gjë”, e konfirmon Vuçeviq, Serbia pranë rikthimit të shërbimit ushtarak me detyrim
Kryeministri serb Millosh Vuçeviç ka konfirmuar zërat e muajve të fundit, që ...
-
PDK mban mbledhjen e Kryesisë: Kosova ka nevojë për një kryeministër si Bedri Hamza me 9 shkurt
Partia Demokratike të Kosovës (PDK) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës të Krye...