Deputetët rusë miratojnë ligjin kundër “lajmeve të rreme” ndaj ushtrisë
Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 04 March 2022
Ligjvënësit rusë kanë miratuar një projektligj që dënon shpërndarjen e “lajmeve të rreme” për operacionet ushtarake, në kohën e mbylljes së mediave të pavarura rreth mbulimit të luftës ruse në Ukrainë.
Projektligji, i miratuar më 4 mars, do të shtohet si artikull i veçantë në Kodin Penal, “për të parandaluar diskreditimin e forcave të armatosura të Federatës Rusë gjatë operacioneve të tyre për të mbrojtur interesat e Federatës Ruse dhe qytetarëve të saj, dhe për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.
Ligji i ri parasheh dënime deri me 10 vjet burgim për individët që shpallen fajtorë për këto shkelje.
Dënimi për përhapje të lajmeve të rreme për ushtrinë ruse që çon në “pasoja serioze”, rritet në deri 15 vjet.
Me projektligj është bërë e paligjshme “që të bëhen thirrje kundër angazhimit të trupave ruse, për të mbrojtur interesat e Rusisë” apo për “diskreditim të forcës së tillë”.
Të njëjtat dënime vlejnë edhe për thirrjet që të sanksionohet Rusia.
Ky vendim vjen pasi autoritetet ruse kanë rritur presionin ndaj mediave të pavarura, duke i kërcënuar për raportimet e tyre për luftën në Ukrainë.
Rregullatori i mediave, Roskomnadzor ka urdhëruar mediat që të publikojnë vetëm informacione të ofruara nga burimet zyrtare.
Ai ndalon përshkrimin e veprimeve ruse në Ukrain si pushtim apo luftë, dhe kërkon që të cilësohen “operacione speciale ushtarake”.
Më 4 mars, Roskomnadzor, ka thënë se ka “kufizuar” qasjen në mediat e pavarura, përfshirë disa faqe të Radios Evropa e Lirë, faqet ruse të kanaleve, BCC dhe Deutsche Welle, si dhe platformat, Facebook dhe Google.
Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Putin, ka thënë të enjten, 3 mars, se “operacioni special ushtarak” në Ukrainë është duke shkuar sipas planit dhe i ka konsideruar ushtarët rusë si heronj.
Komentet televizive të Putinit kanë qenë në kundërshtim me deklaratat e qeverive të Perëndimit dhe agjencive të inteligjencës se fushata ushtarake e Putinit po përballet me probleme logjistike, gabime taktike dhe rezistencë më të madhe sesa është pritur nga Ukraina.
Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./REL
Të tjera
-
Aktakuza për Banjskën mund të nxisë hetime për tenderët që Radoiçiqi i fitoi në Kosovë
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kët...
-
Trump refuzon të dalë sërish në debat me Harris
Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të mar...
-
Kosova ende nuk e ka bërë të obligueshëm detyrimin ushtarak
Shumë vende në Ballkanin Perëndimor e kanë rikthyer shërbimin e detyrueshëm u...
-
Më 23 shtator protesta e radhës në Preshevë kundër diskriminimit nga Serbia
Shqiptarët e Luginës së Preshevës do të protestojnë përsëri kundër diskrimini...
-
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe ...
-
Osmani për kërcëniṁet e Vuçiqit: Do të përballet me institucionet e Kosovës, nuk ka kthim mbrapa
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur për kërcënimet e presidentit serb...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Reshjet e shiut mund të fillojnë sonte gjatë natës në Shqipëri dhe Dukagjin d...
-
Deputeti i VV-së: Aktakuza kundër Radoiçiqit u vonua shumë, kjo na dëmtoi në dialog
Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, e ka kritkuar Prokurorinë duke thënë se aktak...
-
Lekaj: Unë i them Kurtit hape urën e nesër aty më ka
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Leka...
-
Shqiptarët protestojnë më 23 shtator në Preshevë, Sinani: Marshojmë për barazi dhe drejtësi
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka paralajmëruar protestën e...
-
“Mshele gojën, unë po flas”, ”S’je kurrkush me më ofendu”- përplasje në emision për religjionin
Historiani Azdren Shala, ka thënë se në vitin 2011, disa hoxhallarë kanë bërë...
-
ShBA’ja mirëpret ngritjen e aktakuzës për Banjskën, vlerëson punën e Prokurorisë dhe Policisë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerëson punën e Prokurorisë Spe...