Lajme

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 06:58 | 28 February 2022

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot nga ora 11:00, ku ndër tjerash pritet të caktohet edhe data për seancën e re plenare.

Ky është rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

-Advertisement-

II. Përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar,

Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për vazhdimin e masave emergjente në furnizimin e energjisë,

Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidateve për një anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave,

Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës nga komunitetet joshqiptare.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera