Lajme

Kjo është gjendja e pacientëve me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 27 February 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 67 pacientë nga Covid-19 po trajtohen në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, prej tyre, 59 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 8  të tjerë të negativizuar.

Me oksigjeno-terapi 48 pacientë, kurse  në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 8 pacientë, 6 në Klinikë Infektive dhe 2 në spitalet e përgjithshme.

-Advertisement-

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 29 pacientë

-Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 6 pacientë

-Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

-Spitali i Prizrenit, 6 pacientë

-Spitali i Pejës, 2 pacientë

-Spitali i Gjilanit, 8 pacientë

-Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

-Spitali i Mitrovicës, 1 pacient

-Spitali i Ferizajt, 6 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera