Lajme

Kjo është gjendja e pacientëve me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 24 February 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në trajtim mjekësor nga Covid-19 janë 90 pacientë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, 80 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 6 pacientë të tjerë janë të negativizuar, si dhe 70 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 4 në Mjekim Intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Advertisement-

-Klinika Infektive, 45 pacientë

-Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë

-Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

-Spitali i Prizrenit, 8 pacientë

-Spitali i Gjilanit, 10 pacientë

-Spitali i Pejës, 2 pacientë

-Spitali i Gjakovës, 10 pacientë

-Spitalit Mitrovicës, 2 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 7 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera