Ekonomistët kundër tërheqjes së 20% të Trustit pensional
Autori: Elvira Haxhiu
17:25 | 15 February 2022
Për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve esenciale, të naftës dhe të energjisë elektrike në Kosovë, ditë më parë u propozua sërish mundësia e tërheqjes së 20% nga Trusti Pensional, shkruan Gazeta Infokus.
Por, një mundësi të tillë ekonomistët nuk po e shohin si të dobishme për qytetarët e Kosovës.
Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gerxhaliu, për Gazetën Infokus tha se në këtë kohë kur qytetarët e Kosovës janë duke u ballafaquar më një krizë sociale shteti duhet t’u ndihmojë qytetarëve dhe të mos i shfrytëzojnë të vetmin garancion që e kanë për pleqëri.
“Është me të vërtetë një kohë mjaft kritike dhe besoj që për qytetarin duhet të ketë siguri dhe siguri e vetme e qytetarit është ai Trust Pensional që i ka për ardhmëri. Përndryshe është koha ku vërtetë qytetari duhet ta shijojë dorën e zgjatur të shtetit, shteti duhet t’i ndihmojë familjet siç e bën Franca, Italia, Shqipëria dhe jo gjithmonë do të thotë që Trusti Pensional të jetë një alternativë”, ka thënë Gërxhaliu.
Gjithashtu, ish-kryetari i Odës Ekonomike e sheh si mëkat për Kosovën tërheqjen e sigurisë së qytetarëve dhe stimulimin e prodhuesve të vendeve të rajonit e Evropës.
“Në kohë kur e kemi këtë inflacion, të tërhiqet siguria e qytetarëve dhe të stimulohet prodhuesi i vendeve të rajonit dhe Evropës është mëkati më i madh që i bëhet Kosovës dhe dëmi më i madh që i bëhet qytetarit të Kosovës”, ka deklaruar ai.
Gërxhaliu, po ashtu tha se ka marrë kritika edhe herën e kaluar kur kishte dalë kundër tërheqjes së 10% të mjeteve nga Trusti.
Si zgjidhje ai e sheh krijimin e një fondi emergjent në mënyrë që të ndihmohen qytetarët e Kosovës në këtë kohë krize.
“Besoj që Kosova duhet ta kuptojë, apo Qeveria e Kosovës që jemi në një situatë alarmante, jemi në një situatë emergjente dhe të krijohet një fond emergjent për t’i ndihmuar qytetarët në Kosovë”, është prononcuar Gërxhaliu për Infokusin.
E këtë tërheqje të mjeteve edhe gazetari i ekonomisë, Zekirja Shabani, po e sheh të dëmshme.
Ai tha se një propozim i tillë është i pamenduar mirë dhe se politikanët po e keqpërdorin duke u paraqitur si shpëtimtarë me mjete të qytetarëve.
“Ky është një propozim i pa menduar dhe i dëmshëm për qytetarët të cilët çdo muaj kursejnë nga paga e tyre për kohën e pensionimit, kur nuk do të jenë në gjendje të punojnë. Kjo po keqpërdoret nga politikanët duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë sociale për t’u paraqitur si shpëtimtarë me para të qytetarëve”, ka thënë Shabani.
Gjithashtu, ai tha se ky propozim nuk do të ndikojë pozitivisht tek qytetarët.
“Sado që mund të duket si mundësi për qytetarët që ta tejkalojnë gjendjen e rëndë socio-ekonomike në të cilën po kalojnë, kjo do të rrezikoj pensionet e qytetarëve, sidomos ata të cilët janë në prag të pensionimit”, ka deklaruar gazetari Shabani.
Kurse, si zgjidhje ai e sheh vënien në funksion të rreth 4 miliard euro depozita të qytetarëve të cilat ruhen në banka komerciale dhe përkrahjen e bizneseve.
“Në vend të parave të trustit, institucionet duhet të shohin mundësi për vënien në funksion të rreth 4 miliard euro depozita të qytetarëve të cilat ruhen në banka komerciale si dhe të përkrahin bizneset që të rrisin punësimin dhe pagat në mënyrë që qytetarët të kenë më shumë të ardhura në dispozicion për konsum. Duke rritur konsumin rriten të ardhurat në mënyrë zinxhirë si për biznesin ashtu edhe për shtetin”, ka shtuar Shabani.
Edhe qytetarëve të Prishtinës nuk po iu pëlqen një propozim i tillë.
Në disa përgjigje për Gazetën Infokus, pjesa më e madhe e tyre ishin kundër tërheqjes, për arsye të ndryshme.
Një ndër arsyet më të shpeshta ishte se duhet të mendohet për pleqërinë.
Madje, njëri nga qytetarët tha se kjo gjë nuk i intereson fare.
“Nuk po di aty e vendos vetë qeveria, unë e kom rras trustin s’kam lan kurgjo ma aty, nuk më intereson”, deklaroi një qytetar tjetër.
Tërheqja e një përqindje nga Trusti Pensional ishte lejuar edhe para një viti.
Kjo tërheqje ishte vetëm 10 % e që u vendos për të përkrahur familjet me nevojë për shkak të pandemisë me Covid-19, që kishte kapluar tërë botë./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...





























