Lajme

Punëtori bie nga objekti banesor, dërgohet për tretman mjekësor

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 13 February 2022

Punëtori bie nga objekti banesor, dërgohet për tretman mjekësor

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi kishte rënë nga kati i dytë i një objekti banesor në Prishtinë të shtunën, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

-Advertisement-

Gjithashtu, policia ka njoftuar se lidhur me rastin është intervistuar edhe pronari i kompanisë.

“Lidhur me rastin janë intervistuar pronari i kompanisë dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera