Kishte humbur pasurinë e Bitcoin-ëve, hakerat i vijnë në ndihmë
Autori: Gazeta inFokus
11:40 | 11 February 2022
Rhonda Kampert ishte një adoptuese e hershme. Ajo bleu gjashtë Bitcoin në vitin 2013, kur një Bitcoin kushtonte rreth 80 dollarë dhe diksutohej për të në qoshet e internetit. “Unë dëgjova një program në radio dhe ata filluan të flisnin për kripton dhe Bitcoin-in, kështu që u interesova,” tha ajo. “Atëherë blerja e tij ishte kaq e komplikuar, por unë e kalova proçesin dhe bleva monedhat e mia”.
Rhonda, e cila jeton në SHBA, shpenzoi disa nga paratë e saj dixhitale dhe më pas i harroi ato. Por kur pa titujt në fund të vitit 2017 se vlera e Bitcoin-ëve ishte rritur në gati 20,000 dollarë, ajo e emocionuar shkoi në kompjuterin e saj për t’u identifikuar dhe për të marrë para raporton “BBC”. Veç se kishte një problem, asaj i mungonin disa nga detajet e hyrjes në portofolin e saj Bitcoin që është një program kompjuterik ose pajisje që ruan një sërë numrash sekretë ose çelësash privatë.
“Atëherë kuptova se printimi im kishte humbur disa shifra në fund identifikuese të portofolit tim. Kisha një copë letër me fjalëkalimin tim, por nuk e dija se kush ishte numri indetifikativ i portofolit tim,” tha Rhonda. “Ishte e tmerrshme. Provova gjithçka për muaj të tërë, por ishte e pashpresë. Kështu që hoqa dorë”.
Vlera e Bitcoin u rrit me mbi 50,000 dollarë, më shumë se 600 herë sesa Rhonda kishte paguar tetë vjet më parë. E mbushur me një vendosmëri të ripërtërirë për të gjetur monedhat e saj, ajo hyri në internet dhe hasi në gjuetarët e thesarit të kriptove, Chris dhe Charlie Brooks. “Pasi bisedova me djemtë në internet për një kohë, u besova mjaftueshëm për t’u dhënë të gjitha detajet që mbaja mend”. “Më pas prita,” tha ajo.
“Përfundimisht ne u ulëm së bashku në një video telefonatë dhe pamë gjithçka që ndodhte. Chris hapi portofolin dhe ja ku ishte. U ndjeva shumë e lehtësuar!” Portofoli i Rhonda me tre Bitcoin e gjysmë kishte kapur vlerën e 175,000 dollarë. “I dhashë Chris dhe Charlie 20%, më pas gjëja e parë që bëra ishe të nxirja monedhat e mia me vlerë 10,000 dollarë për të ndihmuar vajzën time Megan në universitet”.
Ajo thotë se po e mban pjesën tjetër të mbyllur në një portofol harduer që është një pajisje sigurie si një shkop USB që ruan të dhënat e saj jashtë linje. Kodi i hyrjes i portofolit të saj të ri të harduerit është skalitur fort në kujtesën e saj. Rhonda shpreson se monedhat, aktualisht me vlerë 43,000 dollarë secila, do të rriten sërish në vlerë.
Ajo i përshkruan ato si fondin e saj të daljes në pension kur dëshiron të lërë punën e saj si tregtare ditore në aksione dhe kriptomonedha.

T� tjera
-
‘Vonesa’ në procedimin e buxhetit, Kurti njofton se të hënën miratohet në Qeveri, thotë se do të jetë i ‘‘projekteve kapitale’’
Ditën e sotme, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbajtur nj...
-
Policia bastisje në Zubin Potok, zbulohet çka u sekuestrua
Policia e Kosovës nëpërmjet një postimi ka njoftuar se sot kanë kontrolluar n...
-
Bajrami: Kemi rrëshqitur në parti-shtet, buxheti i 2027-tës ‘kaloi’ filtrin në VV – pastaj do të miratohet në Qeveri
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin...
-
Vrásja e Arlinda Zekajt, Burim Ramadani akuzon Qeverinë se tentoi ta zhvendoste vëmendjen nga përgjegjësia institucionale përmes propagandës
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani gjatë një interviste në “Podcast me Shkël...
-
Asambleistja e PDK-së në Fushë Kosovë denoncon në Polici kërcënimin nga këshilltari i kryetarit të Komunës: Në prani të 10 dëshmitarve, u përballa me kërcënim
Asambleistja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Fushë Kosovë, Dardane ...
-
Aksident i rëndë në Shqipëri, vdes 46 vjeçari nga Kosova – lëndohet vëllai i tij
Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet spor...
-
ASK publikon statistikat – Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë, ato blegtorale kryesojnë me 3.1 për qind
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhim...
-
“Thuaj s’lejohet prote*sta, dhe të ikim në shtëpi”, policia rrethon disa protes*tues – nuk i lë t’i afrohen Kryeministrisë
Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar një grup të vogël protestuesish që ...
-
Protestuesit kërkojnë burgosje, shkarkime e dorëheqje për rastin e Arlinda Zekajt
Burgim për prokurorët, gjyqtarët dhe zyrtarët që u morën me rastin e Arlinda ...
-
Ndërron jetë Leonard Kurti, drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK
Ka ndërruar jetë Leonard Kurti, specialist i Biokimisë Klinike dhe drejtor i ...
-
Alarmante në QKUK: Ja sa muaj duhet të presin pacientët për një rezonancë magnetike
Pacientja ka treguar se ishte përballur me kufizime të papritura në ecje dhe ...
-
Qeveria franceze: Mbi 300 mijë persona iu bashkuan protestave në Francë
Qeveria franceze ka publikuar vlerësimin e saj për numrin e pjesëmarrësve në ...



































