Lajme

Pfizeri parashikon 54 miliardë dollarë të hyra nga shitja e vaksinës anti-COVID dhe pilulës

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 09 February 2022

Kompania Pfizer parashikon të hyra rekorde prej 102 miliardë dollarë këtë vit, kryesisht falë shitjes së vaksinës së saj anti-COVID dhe pilulës për ta trajtuar virusi.

Shpërndarja e vaksinës ka çuar te një fitim të madh për kompaninë, ndërsa perspektiva e shpërndarjes e pilulës antivirale Paxlovid, shpërndarja potenciale e vaksinës së përgatitur për variantin Omicron si dhe administrimi i dozave përforcuese, pritet të sjellë edhe më tepër fitim.

Të martën, kompania ka zbuluar fitimet e çerekut të katërt dhe projeksionet për të hyrat për vitin 2022. Llogaritet për të hyra deri 102 miliardë dollarë, që do të ishte rekord i ri.

-Advertisement-

Vetëm nga dy produkte që i ka për luftim të COVID pritet të ketë fitim mbi 50 miliardë dollarë.

Nga shitja e vaksinës anti-COVID pritet të arrijë fitim 32 miliardë dollarë, ndërsa nga pilula Paxlovid 22 miliardë dollarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera