Lajme

Polica jep detaje për personin që vdiq si pasojë e një shpërthimi në një pikë karburanti në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 08 February 2022

Policia e Kosovës ka raportuar se dje si shkak i një shpërthimi të një veture ku është djegur tërësisht, brenda saj është djegur edhe një person, shkruan Gazeta Infokus.

Ngjarja kishte ndodhur në magjistralen Ferizaj-Prishtinë rreth orës 17:47 në një pompë të derivateve.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kishin dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin, si dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

-Advertisement-

Si pasojë e këtij shpërthimi, lëndime trupore ka pësuar edhe një femër, e cila punonte në marketin e pompës.

“Me urdhër të prokurorit trupi i karbonizuar i viktimës është dërguar në IML për obduksion, vetura e djegur është tërheqë për procedura hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti po vazhdon të hetohet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera