Lajme

Qeveria i emëron bordet për Trepçën dhe KEK-un

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 02 February 2022

Qeveria e Kosovës i ka emëruar bordet drejtuese të Trepça Sh.A. dhe Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Me një shumicë votave dhe asnjë kundër janë miratuar të dyja bordet, që do të drejtojnë këto institucione për katër vjet.

Anëtarë bordit mbikëqyrës për Trepça Sh.A. janë Bahri Hyseni, kryesues, Ibrahim Kraniqi, Muharrem Peci,Bujar Bilalli dhe Xhevdet Tahiri, të gjithë janë anëtarë.

-Advertisement-

Ndërsa, anëtarë të bordit për KEK janë Skënder Haziri, kryesues, Merita Kasapolli, Bezat Halili, Valbona Arifi dhe Valdrin Krasniqi, të gjithë janë anëtarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera