Rozë

Konkurrentja i kthehet direkt Donaldit: Edhe unë prej Borës të kam njohur

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 02 February 2022

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania” ishte mjaft dinamike, kryesisht për shkak të debatit të ashpër midis Einxhel dhe Donaldit.

Gjatë konfliktit të tyre, u thanë fjalë të rënda ku u përmendën hatërmbetjet e kaluara, gjë që nisi në momentin që Einxhel ishte shprehur në dhomën e rrëfimit se Donaldi dhë vëllai i tij “u bënë të famshëm prej të dashurave të tyre”.

Ndërkohë, debate agravoi duke nisur të përmenden pagesa dhe mungesë korrektësie në punë gjatë bashkëpunimit që dyshja ka patur.

-Advertisement-

Duket se Donaldi e përjetoi shumë këtë situatë, teksa gjatë darkës pas spektaklit ka qenë mjaft i heshur.

Megjithatë, ai pati një diskutim me Arjolën ku kjo e fundit i tha që mos ta marrë aq keq atë që i tha Enxhel,

“Fundja edhe unë prej Borës të kam njohur, nga portalet. Nuk ka asgjë të keqe të bëhesh i famshëm nga njeriu yt i zemrës’, -tha ajo.

Nga ana tjetër, Donaldi i shpjegoi që ka sakrifikuar duke punuar shumë. Ai tha se ka qenë në shtëpi me qera dhe e kanë përzënë nga shtëpia se nuk kishte mundësi të paguante dot qeranë.

“Kam qenë me valixhe në dorë ndërkohë që bëja skeçe në skenë.”-rrëfeu ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera