Rozë

Beatrix Ramosaj shfaqet për herë të parë pas daljes nga BBV: Më mbushët me dashuri

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 31 January 2022

Këngëtarja Beatrix Ramosaj është shfaqur për herë të parë pas 10 ditësh nga dalja prej shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ajo ka lyer dhe prerë flokët ndërsa ka postuar një video ku shfaqet mjaft në formë duke kënduar këngën e saj “Faj”.

“Me mbushët me dashuri, jetaaa. E keni degjuar ‘Faj’ akoma? Mund ta gjeni tek link-u ne profil timin!”, shkruan Trixa.

-Advertisement-

Këtë këngë duket se ia dedikon romancës së saj që lindi brenda shtëpisë së Big Brother VIP me aktorin Donald Veshaj.

Para disa ditësh, Beatrix Ramosaj reagoi me anë të një postimi në Instagram duke treguar se pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ishte fokusuar tek muzika.

Ndër të tjera, ajo tregoi se kishte nevojë edhe për pak kohë për veten. Sa i përket romancës me Donald Veshajn, Trixa tha se ai duhet të marrë fitoren e reality show, ndërsa për historinë e tyre, thekson se nëse ai do i zgjaste dorën për tu hedhur bashkë, do e bënte sërish.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera