Studimi: Vaksina të mbron ndaj Long-Covid dhe ftohjes
Autori: Gazeta inFokus
08:20 | 31 January 2022
Studiues izraelitë kanë zbuluar, se vaksina të mbron nga sëmundje pasuese të mundshme pas infektimit me Corona dhe madje edhe nga ftohja. Nga ana tjetër, me Omikron infektohen edhe shumë të shëruar.
Kush është i vaksinuar, ka një rrezik më të vogël të zhvillojë simptoma “Long-Covid” – kështu quhen simptomat si lodhja kronike apo sëmundje të tjera që të shëruarit shpesh informojnë pas infektimit me Corona. Këtë e tregon një studim paraprak i mjekëve të klinikës universitare “Bar-Ilan” në Safed, Izrael, i cili u publikua më 25.01. në revistën shkencore “Nature”. Rastet që kanë marrë në shqyrtim mjekët, lidhen të gjitha me fazën e parë të fushatës së vaksinimit, pra nga marsi 2021.
Studiuesit kanë pyetur për projektin e tyre më shumë se 3000 vetë të testuar me PCR për simptoma të mundshme Long-Covid. 951 prej tyre ishin provuar si të infektuar. Rezultati të jep të dhënat e para, se imunizimi bazë të ndihmon të mposhtësh më mirë infeksionin. “Kjo është një arsye tjetër për vaksinimin”, thotë Michael Edelstein, epidemiolog në këtë universitet.
Simptomat aq të rralla si tek ata që nuk kanë qenë asnjëherë të infektuar
Vaksina të mbron me mënjanimin e infektimit, por edhe nëse je infektuar, ecuria e sëmundjes është më e butë. Kjo reflektohet edhe tek pasojat afatgjata të atyre që janë sëmurur me COVID-19. Sipas studimit, të vaksinuarit kanë një gjasë 54% më të ulët të kenë dhimbje koke. Kurse tek simptomat e lodhjes kronike gjasat e të vaksinuarve për të zhvilluar lodhjen kronike janë 64% më pak, dhimbjet muskulare 68%. Këto vlera iu përgjigjeshin vlerave të dhënave nga personat që nuk kanë qenë të infektuar asnjëherë me SARS-CoV-2.
Simptomat Long-COVID- janë të vështira për t’u përcaktuar
Për mjekët familjarë është shpesh shumë e vështirë ta diagnostikojnë qartë Long-COVID. Shpesh pacientët nuk ndjehen të marrë seriozisht, kur paraqesin ankesa të tilla. Simptomat tipike, si lodhja, dobësia e përgjithshme, marrje mendsh, dobësimi i përqëndrimit, dhimbjet e muskujve rrallë lidhen qartësisht me një infektim që ka kaluar. Long-COVID përfshin një numër të madh simptomash, që mund të shfaqen edhe nga sëmundje të tjera. Prandaj mjekët e kanë të vështirë të përcaktojnë qartë atë, sipas një studimi në Plosmedicine, të shtatorit 2021, për të cilën studiuesit morën të dhënat e 273.618 të shëruarve nga Corona.
Sipas studimit gati 60% e të infektuarve me COVID-19 edhe gjashtë muaj pas sëmundjes shfaqin simptona. Po ashtu ndodh edhe gripin. 40% e të shëruarve nga gripi ankohen se kanë simptoma të afërta me Long-COVID edhe pas gjashtë muajsh. Ka dallime të mëdha mes vlerësimeve për shpeshtësinë e shfaqjes së Long-COVID në bazë të asaj se cilat simptoma tipike merren për bazë. Kështu Shoqata Helmholtz e shikon këtë shpeshtësi rreth 10%. Me gjasë merren këtu për bazë diagnozat e qarta, vetëm rastet e rënda të Long-COVID.
Vaksina ndihmon kundër viruseve të ftohjes
Studiues të Universiteteve të Ulmit dhe Amsterdamit kanë gjetur edhe një arsye tjetër, pse duhet të vaksinohesh. Vaksinat aktuale në treg kundër virusit të Coronës, SARS-CoV-2 ofrojnë një mbrojtje të caktuar kundër viruseve të mëparshme të Coronës, (hCoV) që shkaktojnë gripin normal. Ato veprojnë edhe kundër virusve të para të sars, si SARS-CoV-1.
Ekipi rreth Frank Kirchhoff nga Instituti për Virologjinë Molekulare në Universitetin e Ulmit shkruan në një studim të publikuar më 25 janar në “Clinical Infectious Diseases”, se “vaksinat të çojnë në një neutralizim eficient të kryqëzuar të SARS-CoV-1, por jo të MERS-CoV. Mesatarisht një vaksinë rrit ndjeshëm aktivitetin neutralizues kundër (viruseve të ftohjes), hCoV-OC43, -NL63 und -229E.”
Gjithnjë e më shumë të shëruar preken nga Omikron
Ndër të tjera studiuesit në një studim të zgjeruar britanik kanë arritur në përfundimin, se gati një e treta e të njerëzve që janë infektuar me virusin Corona në periudhën 5-20 janar 2022 kanë kaluar më parë një infeksion të Coronës. Studimi, pjesë e programit shkencor REACT (Real-time Assessment of Community Transmission) përfshiu 100.500 vetë, që kishin zhvilluar në këtë hapësirë kohore një test antigjen. Për shkak se të dhënat bazohen në informacionin e dhënë nga vetë personat, shifrat duhen parë me rezervë, thonë autorët e studimit./DW

T� tjera
-
Babai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi të mashtruar, u kërkojë falje gjithë shqiptarëve
Xhemajl Azemi, babai i Endrit Azemit i arrestuar se mblodhi 189 mijë e 206 eu...
-
Punëtorët e KEK-ut dy vjet e gjysmë pa këpucë e çizme pune, dokumentet zbulojnë një mal mangësish në kushtet e punës vetëm pasi tre punëtorë humbën jetën
Një hulumtim i gjatë i Gazeta Infokus nxjerri në pah kushtet e rënda me të ci...
-
Një muaj paraburgim për Endrit Azemin që mashtoi se ishte i sëmurë dhe përfitoi para
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në G...
-
27 vjet nga vizita e parë historike e Bill Clintonit në Kosovë
Më 23 nëntor 1999, pesë muaj pas përfundimit të luftës në Kosovës, presidenti...
-
Ligji për Specialen, Çitaku: Besoj se sot ekspertët e dorëzojnë draftin e parë, me VV-në na bashkon UÇK-ja
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se brenda javës do...
-
Haxhiu: Nisma e re për Ligjin për Specialen do të procedohet brenda kësaj jave
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se nisma e...
-
Ligji për Specialen, Tahiri: Nuk do të vijë i njëjti në Kuvend, vjen një ligj i ri
Shefi i deputetëve të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Ligji për Spec...
-
Ligji për Specialen, Kurti: Presim që këto ditë ekspertët ta përmbyllin draftin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është në pritje që ekspertët...
-
Kujdes çfarë luajnë fëmijët tuaj! GTA VI, përveç dhùnës, përmban edhe nùditet, drògë e striptizëm
Miliona të rinj në mbarë botën janë mbërthyer pas ekranit për të luajtur vide...
-
Statusi i të mbijetuarave të dhunës seks*uale gjatë luftës, Komisioni Qeveritar jep llogari para deputetëve
Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, V...
-
Rama dhe Kurti dje në Manastir për Ditën e Alfabetit me agjenda të ndara, dy kryeministrat shmangin njëri-tjetrin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,...
-
Nis mbledhja e kryesisë së Kuvendit, pritet të caktohet seanca e radhës
Ka nisur mbledhja e kryesisë së Kuvendit, në të cilën pritet të shqyrtohen pi...

































