Lajme

Rreth 200 pacientë të hospitalizuar me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 30 January 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, të shtrirë për trajtim mjekësor janë 196 pacientë, të gjithë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë.

Me oksigjeno-terapi janë 132 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 4 pacientë, shkruan Gazeta Infokus.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Advertisement-

-Klinika Infektive, 78  pacientë

-Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 4  pacientë

-Klinika e Pediatrisë, 11 pacientë

-Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 13 pacientë

-Spitali i Gjakovës, 20 pacientë

-Spitali i Pejës, 11 pacientë

-Spitali i Prizrenit, 13  pacientë

-Spitali i Mitrovicës, 20 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 9 pacientë

-Spitali i Gjilanit, 17 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera