Lajme

Paralajmërohet ciklon me stuhi bore dhe erë të fuqishme në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 29 January 2022

75 milionë amerikanë në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara janë në gatishmëri të lartë për ciklonin e pritshëm që mund të shkaktojë borë të madhe dhe erëra të forta nga Charlotte në Uashington, në Nju Jork dhe Boston në orët e ardhshme.

Mijëra fluturime tashmë janë anuluar. Delta ka ndaluar të paktën 750 fluturime të planifikuara për të shtunën, ndërsa aeroporti i Bostonit ka anuluar mbi 2000.

Kryeqyteti i Massachusetts është një nga qytetet që pritet të goditetr më shumë nga stuhia. Por edhe shtetet e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të stuhisë masive të borës që po afron.

-Advertisement-

Vetëm në Nju Jork, meteorologët parashikojnë 20-30 centimetra borë me erëra deri në 72.42 kilometra. Autoritetet, përfshirë Shtëpinë e Bardhë, paralajmërojnë për temperatura të ulëta dhe kushte të rrezikshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për rrugët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera