Lajme

Çfarë po paralajmëron Dardan Molliqaj, thotë se ZRrE-ja do të heq dorë nga shtrenjtimi i rrymës

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 28 January 2022

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, në një konferencë për media ka thënë se protesta e së shtunës kundër propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, do të bëjë që ky institucion të heq dorë nga ky propozim, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu, Molliqaj ka thënë se kërkesa e kësaj proteste është që të hidhet poshtë propozimi i ZRRE-së.

Ai po ashtu ftoi qytetarët që masivisht të marrin pjesë në këtë protestë.

-Advertisement-

“Kemi një propozim nga ZRRE-ja që nuk është i ZRRE-së por i Qeverisë, që është jo vetëm i papranueshëm dhe i padrejtë por ka shkaktuar edhe një irritim të paparë te qytetarët pasi është shumë i shtrenjtë. Ftojmë secilin qytetarë, partitë opozitare, OJQ që ndan bindje të njëjta me ne sepse jemi tërësisht të bindur se numri i madh i protestuesve nesër, të hënën vendimin e ZRRE-së do ta kthejë mbrapa”, ka thënë i pari i PSD-së.
Protesta e së shtunës është paralajmëruar të filloj nga ora 14:00 në sheshin e Prishtinës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera