Komiteti Olimpik prezanton ekipin që do ta përfaqësoj Kosovën në Pekin 2022
Autori: Gazeta inFokus
12:02 | 28 January 2022
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka bërë sot prezantimin e ekipit olimpik që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Pekin 2022.
Lojërat Olimpike dimërore do të zhvillohen në tre provinca të Kinës, respektivisht në Pekin, Yanqing, dhe Zhangjiakou, dhe fillojnë nga data 4 deri më datën 20 shkurt.
Ndërkaq, sot Komiteti Olimpik i Kosovës ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën prezantoi sportistët që udhëtojnë për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022.
Në këtë konferencë, presidenti i KOK-ut Ismet Krasniqi tregoi dy sportistët të cilët kanë siguruar normën olimpike për këto LO, ku Kosova përfaqësohet nga Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu.
“Për herë të parë Kosova do të ketë dy sportistë të cilët do të garojnë në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022, të cilat për vendin tonë është një debutim i dytë i radhës pas PyeongChang në vitin 2018, ku vendin tonë në atë kohë e përfaqësonte vetëm Albin Tahiri, i cili i njëjti sportist është kualifikuar edhe tash në lojërat e radhës, madje këtë herë me katër disiplina të skijimit alpin, si sllallom, sllallom i madh, lëshim dhe kombinim alpin”, tha Krasniqi.
Po ashtu, presidenti Krasniqi tregoi që skitarja Kiana Kryeziu është sportistja e parë nga Kosova që merre pjesë në olimpiada të këtij lloji.
“Sportistja tjetër që përmendi sekretari është edhe Kiana Kryeziu e cila e përmendi arsyen pse nuk është në mesin tonë, e cila ka vetëm 17 vjet dhe ka arritur të kualifikohet qe të garojë në këto lojëra shumë të rëndësishme Pekin 2022. Gjithashtu, ajo e ka disiplinën sllallom, dhe sllallom të madh, edhe çka është e rëndësishme është që ajo na bënë krenare neve sepse është vajza e parë nga Kosova që merr pjesë në lojëra të tilla, siç janë Olimpiada Dimërore Pekin 2022”, tha presidenti i KOK-ut
Më tej, fjalën morri edhe trajneri i Albin Tahirit dhe Kiana Kryeziut, Agim Popovci, i cili tregoi që deri te këto rezultate kanë arritur si pasojë e ushtrimeve të cilat i kanë kryer gjatë verës.
Gjatë gjithë verës kemi punuar me garues sidomos këta garues që kanë qenë pretendent për norma olimpike. Federata e Skijimit i ka domethënë dy me normë olimpike, ka Albin Tahirin dhe Arbi Popvci, prej vajzave e ka Kiana Kryeziun.
Për fund, skitari Albin Tahiri tregoi që është krenar ta përfaqësojë Kosovën në këto LO Pekin 2022, ku edhe falënderoi KOK-un dhe Federatën e Skitarisë për shansin e dhënë.
“Jam shumë krenar që përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin. Unë falënderoj Komitetin Olimpik dhe Federatën Skijetare që më besuan edhe një shans. Është një nder i madh për mua të jem këtu, çdo herë që e vesh flamurin e Kosovës ndjehem tejet krenarë. Shumë skitarë të tjerë kanë bërë një punë të mirë, siç e përmendi trajneri Agim Popovci. Në Lojërat PyeongChang isha vetëm unë, kurse tani jam unë dhe Kiana, kurse herën tjetër shpresoj që të jemi Kiana, unë dhe më shumë sportistë të tjerë”, shtoi ai.
Në fund, Tahiri tregoi që dëshira e parë e tij është mos ta kontraktojë virusin Covid-19, dhe ta bëjë Kosovën krenare në Pekin, dhe jo vetëm këtë herë por edhe shumë hera të tjera.
“Dëshira ime e parë është që të qëndrojë i sigurt, të jem negativë, dhe kur të fillojë do të bëjë më të mirën që t’iu dhurojë juve atë që kërkoni nga unë. Ky është 100% që do ta jap, dhe mbetet të shihet se çfarë rezultati do të sjellim. Shpresoj që t’iu bëjë krenar, jo vetëm këtë herë po edhe shumë hera të tjera”, tha në fund ai.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























