Stafi i degës së OBSH-së në Paqësorin Perëndimor akuzon drejtorin e lartë për sjellje raciste
Autori: Gazeta inFokus
10:04 | 27 January 2022
Ekziston një histori në zhvillim nga Associated Press që punonjësit aktualë dhe të mëparshëm kanë akuzuar drejtorin më të lartë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Paqësorin Perëndimor për sjellje raciste, joetike dhe abuzive. Sipas tyre kjo sjellje ka minuar përpjekjet e agjencisë shëndetësore të OKB-së për të frenuar pandeminë e koronavirusit.
Akuzat u parashtruan në një ankesë të brendshme të paraqitur në tetor dhe përsëri në një email javën e kaluar, dërguar nga stafi i paidentifikuar tek udhëheqja e lartë dhe bordi ekzekutiv dhe u mor nga Associated Press. Dy nga autorët thanë se më shumë se 30 punonjës u përfshinë në shkrimin e tij dhe se ai pasqyronte përvojat e më shumë se 50 njerëzve, transmeton Klankosova.tv.
Maria Cheng raporton se ankesa e brendshme dhe emaili përshkruajnë një “atmosferë toksike” me “një kulturë të ngacmimit sistemik dhe talljes publike” në selinë e OBSH-së në Paqësorin Perëndimor në Manila, të udhëhequr nga Dr Takeshi Kasai, drejtor i rajonit që përfshin Kinën dhe vendlindjen e tij, Japoninë. Derisa Kasai i mohon akuzat.
AP thotë se ka marrë gjithashtu pjesë të regjistruara të takimeve ku dëgjohet Kasai duke bërë komente nënçmuese për stafin e tij bazuar në kombësinë. Njëmbëdhjetë ish ose punonjës aktualë të OBSH-së që punonin për Kasai i thanë AP se ai përdorte shpesh gjuhë raciste.
Në një email për AP, Kasai mohoi akuzat për racizëm dhe sjellje joetike. Ai tha se pas marrjes së emailit javën e kaluar, ka marrë menjëherë hapat për të komunikuar me të gjithë stafin e tij.
“Unë kërkoj shumë nga vetja dhe stafi ynë. Ky ka qenë veçanërisht rasti gjatë reagimit ndaj COVID-19. Por kjo nuk duhet të rezultojë që njerëzit të ndihen të pa respektuar.” tha ai.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































