Protestuesit kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës: Kryeministër ose neve ose KEDS-in
Autori: Gazeta inFokus
12:48 | 26 January 2022
Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, që nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti”, përfundoi te objekti i qeverisë.
Kësaj proteste i janë bashkuar shumë qytetarët të cilët mbanin pankarta të ndryshme në duar, si: “Asnji cent ma shumë”, “Rryma nuk është lluks”, “Ngrohja nuk është komoditet”, “Lësho rrymën, lësho rrjetin, largoje KEDS-in”, “S’paguajmë për veriun”, e të tjera.
Organizatorja, Anita Mjeku, iu drejtua masës, dukë iu thënë se reagimi i tyre është si rezultat i tendencës së ZRRE-së për t’u shtrenjtuar çmimi i rrymës.
“Kjo është një padrejtësi që po na kanoset kur kriza pandemike e ekonomike është duke u thelluar. Njëherë u ballafaquam me reduktim enorme, duke u kërcënuar tani për atë se nëse nuk duam reduktim të paguajmë më shumë.. Propozimi i fundit të ZRRE-së do të na varfërojë edhe më shumë”, ka thënë Mjeku.
Sipas saj ky propozim thellësisht i padrejtë, është tentativë për t’i pasuruar bizneset.
Ajo tha se janë mashtruar nga kryeministri Kurti, duke shtuar se qytetarët e dinë se sa paguajnë rrymën, dhe me tarifat aktuale nëse një banor ka paguar 50 euro në muaj, me tarifat e reja do paguajë diku rreth 108 euro.
Ajo madje kërkoi që kryeministri të bëjë një zgjedhje në mes qytetarëve ose KEDS-it, njofton Klankosova.tv
“Kryeministri thotë se qytetarët po fantazojnë, ose do të ketë reduktime, ose shtrenjtim të rrymës, ne i themi ose neve ose KEDS-in dhe ia bëjmë me dije edhe kryeministrit e gjithëve se rryma asnjëherë nuk ka qene e lirë. Ne e dimë edhe sa e paguajmë faturën edhe sa KEDS-it, nuk do të japim asnjë cent ma shumë për me e pasunu KEDS-in”, ka shtuar ajo.
Ndërkohë, të njëjtit kanë kërkuar po ashtu edhe shtetëzimin e kompanisë KEDS.
Edhe qytetarët e intervistuar nga Klan Kosova gjatë kësaj proteste janë ndierë të zhgënjyer me tendencën e rritjes së çmimit të energjisë. Ata kanë kërkuar që të takohen me Kurtin dhe t’ia shpjegojnë që nuk kanë mundësi të paguajnë pagesa shtesë.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































