Lajme

Rritet numri, afro 18 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 08:59 | 24 January 2022

Gjatë ditëve të fundit është rritur numri i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë.

Sipas të dhënave të publikuar të dielën nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht në Kosovë janë 17 mijë e 743 raste aktive me COVID-19.

Në përditësimin e fundit të të dhënave, MSh-ja njoftoi se për 24 orë, janë testuar 11 mijë e 913 mostra, nga të cilat 2 mijë e 957 kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

-Advertisement-

Në 24 orët e fundit një person ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, ndërkaq janë shëruar 458 të tjerë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera