Lajme

Masat e reja, pritet të ndryshohen edhe rregullat për hyrje në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 21 January 2022

Nga dita e shtunë do të hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID, të cilat pritet të miratohen paraprakisht nga Qeveria e Kosovës, gjatë ditës së sotmes.

Ministria e Shëndetësisë ka propozuar masa shtrënguese, për shkak të rritjes së madhe të numrit të rasteve pozitive me koronavirus, gjatë ditëve të fundit.

Përveç shkurtimit të orarit të gastronomisë që nga nesër do të jetë deri në orën 21:00 dhe kufizimi i lirisë së lëvizjes, në orën 22:00, masa shtrënguese do të ketë edhe për shtetasit e vendeve tjera që do të hyjnë në Kosovë.

-Advertisement-

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Fatik Hoti.

“Sigurisht që do të ketë masa sa i përket hyrjes në vendin tonë, qytetarët që vijnë në vendin tonë sigurisht që do të kenë 3 doza apo 2 doza dhe testin PCR të freskët për të dëshmuar mund të ketë kufizime edhe të kalimit të disa shërbimeve nga forma e dhënies së shërbimeve fizike në online”, ka deklaruar Hoti për KosovaPress.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera