Albin Kurtit nuk i dalin fjalët, blloku B2 ende jashtë funksionit
Autori: Gazeta inFokus
10:12 | 21 January 2022
Derisa kriza energjetike në vend po vazhdon dhe është paralajmëruar edhe rritje e çmimit të energjisë, blloku B2 i termocentralit ‘Kosova B’ vazhdon të jetë ende jashtë funksionit. Kjo ani pse kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi në një konferencë për media të vitit të kaluar kishin thënë se ky bllok do të kthehet në funksion me 20 janar.
E se ky bllok nuk ka filluar ende të jetë funskion, për Gazetën Infokus e ka konfirmuar, zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli, i cili ka treguar se aktualisht KEK-u është duke operuar me vetëm 3 njësi dhe prodhimi është 600 MW/h energji elektrike.
“Korporata Energjetike e Kosovës është duke operuar me 3 njësi prodhuese në TC-A (A-3, A-4, dhe A-5) si dhe me një njësi të TC-B-së, pra me B-1 me një kapacitet total prej 600 Mw/h energji elektrike”, ka thënë Bucolli.
Derisa në konferencën e 29 dhjetorit të vitit të kaluar, drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi në një konferencë për media së bashku me kryeministrin Kurti deklaruan se dita e fundit kur ky bllok do të vihej sërish në funksion me 20 janar, madje paralajmëruan se kjo mund të ndodhte edhe më herët.
“Ne kemi dhënë një datë e cila presim që duhet të jetë datë e rikthimit të bllokut B2 në punë, ajo është 20 janari. Kjo nuk do të thotë se ne do të ngelemi në datën 20 pasi në vazhdimësi jemi duke u munduar që sa më herët të kthejmë në funksion këtë njësi”, kishte thënë Krasniqi në këtë konferencë.
Ndërsa dje, kryeministri Kurti në seancën e Kuvendit ku u diskutua për rritjen e çmimit të energjisë tha se Kosova aktualisht është duke paguar 2 milionë euro e gjysmë në ditë për import të energjisë elektrike, derisa nuk munguan edhe akuzat e zakonshme se fajtor për këtë gjendje janë qeveritë e kaluara./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Vras*ja e Arlinda Zekajt, prote*stuesit vendosin ulëse në rrugë para Këshillit Prokurorial të Kosovës
Ka vazhduar sot në Prishtinë protesta e radhës në shenjë revolte ndaj vrasjes...
-
Tensionet në prote*stën përpara Kryeministrisë, policia nis ndalimet e protest*uesve
Pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë protestës para Kryeminis...
-
Audioincizimi i Arlinda Zekajt me togerin Faruk Muqolli lëshohet para Qeverisë
Sonte po mbahet nata e katërt e protestës, ku qytetarët po vazhdojnë të kërko...
-
Vitia për rastin e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës: Këto raste nuk do të tolerohen
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur lidhur me rastin e drejtorit t...
-
Nis protes*ta kundër vra*sjes së grave pas rastit tragjik të Arlinda Zekajt
Në Prishtinë ka nisur edhe sonte protesta për rastin e vrasjes së Arlinda Zek...
-
Përparim Rama ngacmon “militantët e Vetëvendosjes” me foto të Rrugës A: Fillimisht renderi, tani bageri, tash projektI
Kreu i Komunës së Prishtinës, përparim Rama, ka ngacmuar përkrahësit e Lëvizj...
-
Protes*tat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete
Mijëra njerëz në të gjithë Gjermaninë u bashkuan me protestat sot, ndërsa një...
-
ShSKUK suspendon drejtorin e Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berishën
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se do të proce...
-
Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
Për udhëtimin tuaj të radhës mes Suedisë dhe Kosovës, kërkoni biletat në Pris...
-
Studentët largojnë deputetët e opozitës dhe hodhën molotovë e gurë drejt Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë
Protesta e 19-të ka nisur e ndarë në dy fronte, studentët përpara Ministrisë ...
-
Dy të rinj nga Vushtrria kapen në Morinë, ishin dënuar nga Gjermania me nga 15 vjet burgim
Dy shtetas kosovarë nga Vushtrria janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës...
-
“Burrëria nuk dëshmohet përmes kontrollit mbi gruan” – Mesazhi i sociologut Sumiçi pas shifrave alarmante të dhunës në familje
Mbi 10 mijë raste të dhunës në familje janë raportuar në Kosovë në më pak se ...
































