Kusari-Lila mbron qeverinë Kurti për krizën energjetike
Autori: Gazeta inFokus
11:01 | 20 January 2022
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila ka mbrojtur qeverinë Kurti për krizën energjetike.
Në seancën e sotme plenare, Kusari-Lila adresoi kritika ndaj ish qeverive të kaluara për mos vendimmarrje dhe ofrim të zgjidhjeve për energjinë. Megjithatë, ajo tha se kthimi i bllok tarifave është i paevitueshëm bashkë me shprehin e kursimit të energjisë.
“Mungesa e vendimeve ndër vite në veçanti në sektorin e energjisë për një proces të domosdoshëm për zhvillim të qëndrueshëm po ndihen sot më shumë se kurrë. Sa do që duan të tjerët t’ia faturojnë këtë situatë energjetike qeverisë aktuale, duhet domosdoshmërisë të bëjmë një reflektim mbi rrethanat e mungesës së vendimmarrjes që e kishin gjashtë qeveri të tjera përpara. Dy shanse të humbura të cilat sot më së shumti e kanë ndikimin në situatën energjetike janë ato të ndërtimit të kapaciteteve të reja në vitin 2008-2009, kur Kosova kishte katër kompani serioze ndërkombëtare të interesuara për të investuar në termocentralin Kosova C asokohe. Gjithashtu edhe një shanse tjetër e humbur e kompanisë Bilfinger e cila kishte sjell propozimin para Qeverisë së asaj kohe për renovimin komplet të Kosovës A”, tha ajo.
Shefja e deputetëve të LVV-së tha se largimi i bllok tarifave në vitin 2017 për energjinë ka qenë i gabuar.
“Kthimi i bllok tarifave është i paevitueshëm bashkë me shprehin e kursimit dhe vetëdijesimit për kursimin e energjisë, gjë e cila u hoq në vitin 2017. Në shumë amvisëri që kishin mundësinë për ngrohje alternative e kthyen me energji elektrike për lehtësisë dhe çmimit të ulët”, deklaroi ajo.
Kusari-Lila i quajti manipulime edhe deklaratat se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po e menaxhojnë dhe nuk po shpenzojnë për energjinë.
“Më lejoni që vetëm t’iu përkujtoj se sipas EUROSTAT, Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut kanë rrymën më të shtrenjtë në rajon. Qeveria Shqiptare është e vërtet se ka shpall gjendjen emergjente në tetor, por vetëm në vitin 2021 ka paguar 223 milionë euro import të rrymës edhe 200 milionë të tjera janë të ndara për import për vitin 2022. Gjithashtu nga 1 janari i këtij viti mbi 7000 kompani kanë dal në treg të liberalizuar, nëse nuk gjejnë kompani për t’u furnizuar ato do të marrin rrymën nga operatori i vetëm trefish më të shtrenjtë. Kjo është një barrë e rëndë për kompanitë, proces ky që u ndal në Kosovë në prill të vitit të kaluar”, shtoi ajo.
Derisa i quajti të kota rikthimin e deklaratave të zyrtarëve të LVV-së sa ka qenë në opozitë për energjinë elektrike.
“I kot është rikthimi i deklaratave të Lëvizjes Vetëvendosje në periudha të caktuara duke i referuar situatës së sotme. Nuk janë deklaratat e anëtarëve të Lëvizjes që e sollën këtë gjendje. Janë veprimet apo mos veprimet e partive në pushtet me të cilat e sollën faturën që sot po ballafaqohemi çdo ditë. Po ashtu edhe një pavërtetë që po i shërbehet opinionit është një situatë energjetike në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Krijohet bindja se dy vendet janë stabilizuara dhe ne kemi një bllokadë të informacionit se çka po ndodh atje”, përfundoi ajo.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...



































