The Guardian: Kosovarët shesin pajisjet për prodhimin e kriptovalutave me çmim të lirë, pas vendimit të qeverisë për ndalimin e tyre
Autori: Gazeta inFokus
17:39 | 16 January 2022
Përdoruesit e kriptovalutave në Kosovë kanë nisur t’i shesin pajisjet e tyre kompjuterike të cilët mundësojnë mihjen e tyre me çmime të ulëta.
Kështu sipas raportimeve të mediumit prestigjioz britanik The Guardian, shitja e këtyre pajisjeve ka nisur të bëhet në mënyrë masive përmes rrjeteve sociale si Facebook apo Telegram.
“Grupet online të kriptove në Ballkan u dominuan nga kosovarët e tronditur që përpiqeshin të shesin pajisjet e tyre minerare – shpesh me çmime të ulëta”, thuhet në artikullin e The Guardian.
“Ka shumë panik dhe ata po e shesin ose po përpiqen ta zhvendosin pajisjet në vendet fqinje,” tha cryptoKapo, një investitor i kriptovalutave dhe administrator i disa prej komuniteteve më të mëdha të kriptove në internet në rajon.
Veprimi i furishëm në rrjete sociale vjen pas një njoftimi në fund të vitit nga qeveria e Kosovës për një ndalim të menjëhershëm, megjithëse të përkohshëm, të të gjitha aktiviteteve të minierave të kriptove, si pjesë e masave emergjente për të lehtësuar një krizë të dëmshme energjetike.
Bitcoin dhe kriptomonedha të tjera krijohen ose “minohen” nga kompjuterë me fuqi të lartë që konkurrojnë për të zgjidhur enigma komplekse matematikore në atë që është një proces shumë intensiv i energjisë që shpërblen njerëzit bazuar në sasinë e fuqisë kompjuterike që ata ofrojnë.
Minierat më të mëdha të kriptove mendohet se gjenden në pjesën veriore të Kosovës, ku popullsia me shumicë serbe refuzon ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe rrjedhimisht nuk ka paguar energjinë elektrike për më shumë se dy dekada.
“Numri i njerëzve që shfrytëzojnë kriptovalutat në Kosovë mendohet se është rritur shumë në vitet e fundit”, thuhet në artikullin e The Guardian.
Llogaritja e fundit nga indeksi i konsumit të energjisë elektrike të Bitcoin nga Universitetit të Kembrixhit sugjeron që miniera globale e Bitcoin konsumon 125.96 teravat orë energji elektrike në vit.
Megjithatë sipas artikullit The Guardian, Kosova nuk është e vetme, pasi që në shtatorin e vitit të kaluar 10 rregullatorët më të fuqishëm në Kinë u zotuan të shkatërrojnë atë që atëherë ishte industria më e madhe e minierave të kriptomonedhave në botë. /Albanianpost.com

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































