Pas “stuhisë” politike veriu i kthehet qetësisë
Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 16 January 2022
E diela në veriun e Mitrovicës nisi me një protestë.
Një numër i serbëve i prirë nga kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë lidhur me refuzimin e mbajtjes së referendumit në Kosovë.
Rakiq tha se do të vendosin reciprocitet në veri të vendit nëse Qeveria e Kosovës nuk e lejon mbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit.
Ai, kur u pyet se për çfarë reciprociteti bëhet fjalë, pohoi se nuk mund të përgjigjet për këtë.
Sipas tij, ky lloj reciprociteti do të bëhet vetëm në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potoku, Leposaviqit dhe Zveçanit, duke shtuar se më pas do të vendoset edhe në komunat tjera.
Nga ky tubim nuk pati incidente.
Pas përfundimit të kësaj proteste në mënyrë të organizuar ia mësyjnë Serbisë për të marrë pjesë në votimet për referendum.
E pas kësaj “stuhie” politike veriut të Kosovës i është kthyer qetësia.
Nga afër situata e sigurisë po monitorohet nga Njësia Speciale, që janë vendosur në Jarinjë.
Të shtunën Kuvendi i Kosovës votoi rezolutën kundër mbajtjes së referendumit në vendin tonë.
Referendumi në Serbi po mbahet për të ndryshuar Kushtetutën e këtij vendi.
Të tjera
-
Abdixhiku për qeverisjen e Kurtit: Për katër vjet veç dy kilometra rrugë u shtruan në Kosovë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se...
-
Aksioni i policisë në veri, Sveçla: Ky është edhe një rast shtesë që dëshmon se po zgjatet lista e kriminelëve e terroristëve që po strehohen në Serbi
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës zhvilloi një aksion në veri të Kosovës...
-
Pensionistët të pakënaqur me rritjen prej 20%, paralajmërojnë protestë
Gjatë ditës së sotme në një konferencë për media, Kurti dhe Ministri i Financ...
-
Buzhala: Në platformën E-Kosova mund të vërtetohet që nuk kam pronë në veri
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në panelin për politikat e mbr...
-
Tubimi i VV’së pa simbole të Kosovës, Hamiti thotë se po e përbuzin shtetin për të cilin ka luftuar populli
Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka komentuar faktin se...
-
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci nesër raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Gjatë ditës së nesërme Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do të raportojë n...
-
Vuçiq i pakënaqur edhe pas vendimit për lejimin e mallrave serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot në Hamburg se Kosova do ...
-
Hidhet molotov drejt selisë së Partisë Socialiste
Protestuesit opozitarë në Shqipëri kanë hedh molotov drejt selisë së Partisë ...
-
Mefi kritikon Ramën për bllokadën në Prishtinë: Liroi rrugët, mos i merr në qafë njerëzit
Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Pë...
-
Ky është hajni që ka kryer vjedhje në markete të ndryshme në Prishtinë, përfundon në pranga të Policisë
Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të...
-
Osmani publikon fotografi me Begajn dhe përfaqësues shqiptarë në Mal të Zi
Presidentja Vjosa Osmani ka shkuar sot në Mal të Zi për të marrë pjesë në tak...
-
Arrestohen dy persona, konfiskohet sasi e konsiderushme e substancave narkotike
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona lidhur me veprën penale ‘’blerja, p...