Lajme

Abdixhiku: Kryeministri nuk po guxon të marr vendim

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 15 January 2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në seancën e jashtëzakonshme ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, e ka thirrur këtë seancë sepse nuk po guxon të marrë një vendim i vetëm, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërkaq, lidhur me referendumin e Serbisë ai tha se nuk ka nevojë për trajtim fare, duke e quajtur praktikë të pa pranueshme.

“Për LDK-në, është çështje e mbyllur para se të nisë. Është praktikë e papranueshme, kundërshton parimet bazike të demokracisë”, tha Abdixhiku në kuvend.

-Advertisement-

Gjithashtu ai tha se kjo seancë nuk ka kuptim si seancë por vetëm si formë.

I pari i LDK-së, ia kujtoi Kurtit një thënie të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Drejtimi i shtëpisë pa miq, është i pamundur”, tha ai duke ia kujtuar kryeministrit fjalët e Rugovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera