Basha pas dëshmisë në prokurori: Kërkoj zbardhjen e ngjarjes, t’i japim fund valles së tranzicionit
Autori: Gazeta inFokus
16:16 | 14 January 2022
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes, pasi u thërrit të dëshmojë mbi atë që ndodhi më 8 janar në selinë e PD.
“Demokratët u thërritën për t’u përdorur si fasadë. Por një pjesë e mirë u distancua nga dhuna dhe unë i përshëndes. Ky është një nga dëmet më të mëdha që po i shkaktohet Partisë Demokratike për interesat e Sali Berishës”, tha Basha.
“Ndonëse PD ishte subjekt i një sulmi barbar dhe të dhunshëm, kërkuam zbardhjen e ngjarjes. Nuk do të humbasim asnjë sekondë në këtë kurth, por duhet një orë e më parë të jemi në krye të betejës për ta çliruar Shqipërinë nga ky makth. Me aktet e 8 janarit, Sali Berisha është dëshmuar aleat i çmuar i qeverisjes së keqe”.
Basha tha gjithashtu se Berisha kërkon të pengojë ecjen përpara të vendit me veprimet e tij. “Kjo prokurori duhet të gëlonte nga të arrestuarit për aferat korruptive, sot Sali Berisha është përpjekur ta pengojë këtë. Por theksoj që nuk ia ka dalë. 8 janari është pjesë e përpjekjeve të një grushti njerëzisht për ta mbajtur Shqipërinë pa demokraci, pa ekonomi të vërtetë, si plaçkë të tyre”.
“Duhet t’i japim fund valles 30-vjeçare të tranzicionit, të largojmë valltarët e tranzicionit. Të qëndrosh në krye të PD sot nuk është privilegj, është një mision. Kjo është një betejë që nuk më takon vetëm mua. I ftoj gjithë shqiptarët e ndershëm t’i bashkohen kësaj beteje, sepse e di që shumica absolute e demokratëve dhe socialistëve, e duan Shqipërinë”./A2/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


































