Lajme

EKSKLUZIVE: Dukagjini i Klinës arrin marrëveshje me mbrojtësin e njohur

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 14 January 2022

Skuadra e Dukagjinit ka disa ditë që ka filluar pergatitjet për stinorin pranveror, që pritet të nisë në javën e parë të muajit shkurt, shkruan Gazeta inFokus.

Përveç stërvitjeve klinasit kanë filluar edhe ta përforcojnë skuadrën për pjesën e dytë të kampionatit.

Kësisoj Gazeta inFokus, mëson ekskluzivisht se Dukagjini ka arritur marrëveshje me Melos Zenunajn, i cili do të rikthehet në klubin e qytetit ku u lind dhe u zhvillua si lojtar.

-Advertisement-

Burimet e inFokusit, bëjnë me dije se Zenunaj, gjatë ditës së premte do të prezantohet në ambientet e stadiumit ’18 Qershori’ në Klinë.

Mbrojtësi klinas do të rikthehet te ‘Hithat’ pas 3 viteve që i kaloi te skuadra e Flamurtarit, ekip me të cilin luajti në Superligë dhe së fundmi në Ligën e Parë.

21-vjeçari do të jetë përforcimi i dytë i skuadrës së drejtuar nga trajneri Armend Dallku, pas brazilianit Victor Lindenberg Tavares Vieira, i cili u prezantua ditën e enjte.

Zenunaj i luan të gjitha pozitat në fazën e mbrojtjes dhe do të jetë një lojtar që mund t’i kryej shumë punë ekipit të udhëhequr nga tekniku prishtinas.

Dukagjini i Klinës stinorin pranveror do ta nisë nga pozita e tetë me 18 pikë.

Synimi i klinasve do të jetë mbetja në elitën e futbollit kosovar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera