Lajme

Për një ditë u shqiptuan mbi 2 mijë tiketa, në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 14 January 2022

Për 24 orë në Kosovë Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 145 tiketa, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas raportit të policisë, 1 mijë e 712 prej tyre janë shqiptuar për ata që nuk respektuan ligjet e trafikut, kurse 433 për ata që thyen ligjin anti-COVID.

Gjatë një dite kanë ndodhur 40 aksidente trafiku, ku 13 prej tyre janë me të lënduar, ndërkaq 27 kanë përfunduar me dëme materiale.

-Advertisement-

Gjithashtu, është bërë e ditur se janë arrestuar 22 persona, 18 janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera