KMDLNJ e quan të pamoralshme kushtëzimin e Borrell për referendumin e Serbisë në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
14:46 | 13 January 2022
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar ndaj kërkesës së kryediplomatit evropian Josep Borrell për mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë për ndryshimet kushtetuese, duke thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të lejojë në asnjë mënyrë shkeljen e sovranitetit të shtetit tonë.
Serbia ka kërkuar që referendumi i 16 janarit të mbahet edhe në Kosovë, dhe një kërkesë të tillë Borrell ia ka adresuar edhe kryeministrit Albin Kurti, por që ky i fundit është shprehur kategorik kundër, duke thënë se serbët e Kosovës mund të marrin pjesë vetëm përmes postës ose zyrës ndërlidhëse.
KMDLNJ në reagimin e saj e quan të pamoralshme kushtëzimin e Borrell-it për lejim të mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë për ndryshime kushtetuese, duke thënë se kryediplomatit evropian duhet të respektojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe vullnetin e më shumë se 100 shteteve që e kanë pranuar Kosovën, shtet të pavarur dhe sovran.
KMDLNJ nuk e ka të qartë apo e ka shumë të qartë rolin e Borrell-it si lehtësues në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë duke e vlerësuar kredibilitetin e tij me notën zero.
“Mbajtja apo lejimi për mbajtje të një referendumi të Serbisë në Kosovë ndërlidhet me sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës andaj qeveria e Kosovës nuk duhet të lejojë në asnjë mënyrë dhunimin e këtij sovraniteti që ia garanton edhe e drejta ndërkombëtare sikur që e detyron edhe Kushtetuta e Kosovës të mos lejojë këtë referendum. Qeveria e Kosovës nuk mund të kushtëzojë se kush do të jetë përfaqësues i BE –së në bisedime midis Kosovës dhe Serbisë por duhet të reagojë në çdo veprim anues të Borrell-it dhe Lajçakut duke mos bashkëpunuar për jetësimin e propozimeve të tyre e që janë nga pozicionet puro serbe”, thuhet në reagim.
Moslejimi i mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë për ndryshime kushtetuese të Serbisë, sipas KMDLNJ-së nuk ka të bëjë me të drejtat e njeriut përmes mohimit të drejtës së votës, por pikërisht është demonstrim i zbatimit të universalitetit të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e Kosovës pavarësisht përkatësisë etnike.
“Pikërisht ndërkombëtarët i kanë imponuar Kosovës devijim nga universaliteti i të drejtave të njeriut përmes diskriminimit pozitiv që vlen për serbët e që praktika e të drejtave të njeriut nuk e njeh këtë cilësim andaj KMDLN kërkon që ky cilësim diskriminues (diskriminimi pozitiv) të hiqet nga përdorimi për t’i lënë vend zbatimit të të gjitha dokumenteve kombëtare dhe ndërkombëtare që rregullojnë të drejtat e njeriut , pa bërë asnjë diskriminim”, përfundon reagimi i KMDLNJ-së.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































